Categories
Lajme

“Shpresojmë të ketë ikur”/ Tifozët turq tallen me Sulmuesin e Kombëtares tonë

Armando Sadiku nuk është ftuar nga Erzurumspor për ndeshjen e sotme me Alanyaspor. Nuk ka munguar ironia e tifozëve vendas, teksa nuk e kuptojnë arsyen se përse nuk është bomberi shqiptar. Ata janë pesimistë për cilësinë e tij, madje nuk do donin ta kishin në ekipin e  tyre.

“Sadiku dhe Mina nuk duken gjëkundi. Shpresoj që ata të kenë ikur” – tha një nga tifozët e Erzurumspor në rrjetet sociale. Një tjetër ia kthen: Ai po luan tenis.

Sulmuesi shqiptar ka shfaqur ulje ngirtje në formën e tij, teksa akoma nuk është përshtatur në Turqi. Nuk mohohet një largim i mundshëm, pasi kështu vështirë se mund të vazhdohet. /newsport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *