Categories
Lajme

VIDEO: Partizani-Tirana live, e pabesueshme çfarë rasti shpërdoron Taulant Seferi me portën bosh

Kanë kaluar 40 minuta lojë dhe derbi Partizani-Tirana vazhdon 0-0.

KRONOLOGJIA E NDESHJES

36′ E pabesueshme çfarë shpërdoron Seferi. Sulmuesi shmang bukur portierin Hoxha, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

 

35′ Melo është i ndëshkuari i radhës me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

34′ Murataj lëshon një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet lehtësisht nga Bekaj.

29′ Bardhi ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Bathës. Ndëshkohet me karton të verdhë edhe kapiteni i Tiranës.

27’ Goditje nga këndi për Partizanin, Asani harkon në shtyllën e dytë për Brojën, por gjuajtja e tij me kokë është e lehtë dhe Bekaj kontrollon pa probleme.

20′ Tension në fushën e lojës mes lojtarëve, por gjithçka shuhet me menjëherë.

19′ Sërish Partizani rrezikshëm, provon Melo me një gjuajtje të rrezikshme, por ndalet nga portieri Bekaj.

10′ Bie disi tempi i minutave të para, Partizani mundohet të qarkullojë topin, për të zbehur vrullin e bardhebluve.

3′ Presing asfiksues i Tiranës në këto minuta të para, bardheblutë ushtrojnë presion të vazhdueshëm në portën e Hoxhës. Po vuan Partizani!

1′ 29 sekonda për të parë kërcënimin e parë, ishte Taulant Seferi që lëshoi një predhë brenda zonës, por gjuajtja e tij u ndal nga Alban Hoxha. Goditje këndi për Tiranën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *