Categories
Lajme

Barcelona me zor eliminoi ekipin e Kategorisë së Tretë, Koeman reagon ashpër

Ronald Koeman analizoi ndeshjen midis Cornellà dhe Barça, që korrespondon me raundin e 1/16 finale të Kupës së Mbretit. Me sa duket, nuk përfundoi shumë i lumtur, veçanërisht në nivelin e efikasitetit të shënimit të golave. Trajneri hollandez, gjithashtu u ankua për penalltitë e shumta, që skuadra e tij po shpërdoron:

“Duhej ta fitonim ndeshjen shumë më herët. Na mungon efektiviteti, nuk mund të ndodhë kjo për një ekip si Barça. Duhet të keni më shumë përgjegjësi dhe ta fitojmë ndeshjen shumë më herët”.

Në këtë linjë, ai komentoi edhe dy penalltitë e humbura nga të tijtë: “Sinqerisht nuk e kuptoj, sepse kemi lojtarë që mund të shënojnë me sy mbyllur. Kjo është e frikshme, me të vërtetë nuk e di si ndodhi. Nuk mund të humbasim dy penallti në një ndeshje si kjo lojtarët e Barçës, nuk është serioze.

Nuk ka aq shumë presion për të shënuar nga penalltia, sepse nuk ka atmosferë, nuk ka presion nga publiku. Mjafton të jeni të qetë dhe të shënoni. Është gjithmonë e mundur të dështosh, është pjesë e punës sonë, por në një ndeshje si sot nuk mund t’i humbasësh dy penallti. Aq më keq se këto dy gabime e dërguan ndeshjen në shtesë. Mund t’ia kishim kursyer vetes këtë sforcim fizik. Na u desh të luanim përsëri për 120 minuta”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *