Categories
Lajme

Sporti shqiptar në kaos, kryeministri Rama marrëveshje të fshehtë me Vuçiç? Zbulohet kërkesa e kryeministrit serb

Basketbolli në Shqipëri është në “black-out” total. Që prej marsit të vitit të shkuar, gjitha sallat sportive në vendin tonë janë mbyllur duke mos lejuar as lojën e koshit apo edhe volejbollin. Në fakt paradoksi është i madh, pasi kryesisht në kryeqytet palestrat private janë të tejmbushura duke kaluar edhe numrin e lojtarëve që mund të jenë në një pallat sporti.

Një vit më parë Federata Shqiptare e Basketbollit dhe ajo e Kosovës nënshkruan një marrëveshje për krijimin e Ligës së Basketbollit kombëtar. Me pak fjalë një ligë që do të përfshinte skuadra nga Kosova dhe Shqipëria.

Sot, kjo nuk funksionon pasi basketbolli në Shqipëri ka reshtur së ekzistuari. Arsyeja që jep qeveria është bllokimi i aktiviteteve në salla të mbyllura si shkak e COVID-19. Megjithëse vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia e Veriut e deri në Kosovë po i vazhdojnë kampionatet e tyre pa tifozë.

Sakaq, aktivitete si Europa League, Eurocup po ashtu vazhdojnë aktivitetet e tyre, madje dhe në shtete me numër të lartë infektimesh dhe vdekjesh. Pse në Shqipëri ende nuk lejohet?! Ndoshta kjo është pyetja 1 milionë dollarëshe, por…

Përgjigja e kësaj ndoshta lidhet me pjesën e parë. Pra, problemi këtu është Liga Mbarëkombëtare. Nuk ka asgjë zyrtare, por nëpër zyrat e FSHB dhe mbarë opinionit të basketbollit qarkullojnë fjalë se kryeministri Rama ka marrë një kërkesë nga ai i Serbisë, Vuçiç për të mos e zbatuar marrëveshjen e Ligës Mbarëkombëtare, pjesë e së cilës do të ishte dhe Kosova.

Sot, shqiptarët e Shqipërisë po luajnë dhe shkëlqejnë me ekipet e Kosovës në një kampionat që po funksionon. Ndërkohë, qeveria jonë lavdërohet se po e përballon pandeminë më mirë qoftë edhe se Gjermnia. Por, ndoshta mes gjithë kësaj “meseleje” luhet diçka tjetër. Liga Mbarëkombëtare nuk duhet të ekzistojë dhe rrjedhimisht në këtë mënyrë po bëhet kurban edhe basketbolli në vendin tonë. /newsport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *