Categories
Këshilla

Mos i neglizhoni: Ju paraqesim ushqimet që ndihmojnë në uljen e anemisë!

Hemoglobina është një proteinë që gjendet tek rruazat e kuqe të gjakut. Ajo janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në mbarë organizmin. Përpos kësaj, hemoglobina nxjerr dioksidin e karbonit jashtë qelizave dhe në mushkëri. Më pas dioksidi i karbonit nxirret gjatë frymëmarrjes.

Merrni më shumë hekur – Duke ngrënë më shumë ushqime të pasura me hekur, nivelet e hemoglobinës do të rriten ndjeshëm. Hekuri përmirëson prodhimin e hemoglobinës dhe formimin e rruazave të kuqe të gjákut.

Ushqimet e pasura me hekur: Mishi dhe peshku, Vezët, Frutat e thata, Brokoli, Barishtet, Bizelet, Arrorët dhe farat, Gjalpi i kikirikut

Merrni më shumë folat – Folati është pjesë e kompleksit të vitaminave B, që luan një rol thelbësor në prodhimin e hemoglobinës. Nëse nuk merrni mjaftueshëm folat, trupi do të preket nga anemia e nxitur nga mungesa e tij dhe nivele të ulëta të hemoglobinës.

Ushqimet e pasura me folat: Mishi i viçit, Spinaqi, Orizi, Kikirikët, Fasulet, Avokado, Sallata jeshile maksimizon përthithjen e hekurit

Konsumi i ushqimeve të pasura me hekur është shumë i rëndësishëm, por nëse organizmi nuk e përthith atë, atëherë gjithçka ka shkuar dëm. Ushqimet e pasura me vitaminë C siç janë agrumet, luleshtrydhet dhe barishtet përmirësojnë përthithjen e hekurit. Përveç vitaminës C, ju mund të merrni edhe vitaminë A dhe beta karoten që maksimizojnë përthithjen e hekurit.

Ushqimet e pasura me vitaminë A: Peshku, Mëlçia e viçit, Kungulli, Patatja e ëmbël, Barishtet, Ushqimet e pasura me beta karoten, Karrotat, Patatet e ëmbla, Kungulli, Pjepri, Mango

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *