Categories
Këshilla Shëndeti

Sa vjeç është zemra juaj? Zbuloni faktorët që e dobësojnë para kohe

Të dhënat e një viti më parë nga Instituti i Shëndetit Publik treguan shifra alar.mante në lidhje me numrin e të sëmurëve nga zemra.

Në Shqipëri renditet si shkaku i parë i humbjes së parakohshme të jetës. Po ju, a jeni të rrezikuar? Një projekt i përbashkët i Universitetit të Bostonit dhe Institutit Amerikan Për Zemrën do të hedhë në treg një pajisje që përllogarit moshën e saktë të zemrës.

Në përllogaritjen përfshihen edhe mosha, historiku i familjes dhe stili i jetesës. Nuk përjashtohen edhe ushqyerja, aktiviteti fizik dhe duhanpirja.

Nëse marrim në konsideratë numrin e lartë të njerëzve të prekur nga këto së.mundje në Shqipëri, atëherë me siguri, zemra e shumë njerëzve është ‘e plakur’ para kohe. Ju mund të ndiheni të rinj në moshë, por nëse pini duhan, nëse nuk kryeni aktivitet fizik dhe nëse nuk ushqeheni shëndetshëm, zemra juaj ka hyrë në moshën e tretë.

Ekspertët thonë se përveç ushqyerjes së shëndetshme dhe aktivitetit fizik, ju mund të ulni faktorët e rrezikut duke ulur tensionin e gjakut, përmirësuar nivelin e kolesterolit, mirëmbajtur peshën dhe kontrolluar nivelet e glukozës, sheqerit në gjak.

Regjimi Mesdhetar është më i miri për zemrën

Ushqyerja mesdhetare është një regjim i shëndetshëm për zemrën. Nëse e keni të vështirë të ushqeheni shëndetshëm mund të ndërmerrni hapa të vogla. Për shembull, hani perime në të paktën dy herë në ditë, hani nga një frut në çdo vakt dhe përfshini arrorët, si arra, bajame, lajthi e të tjera, nëpër sallata.

Këshilla të tjera:

Hani mish të kuq vetëm një herë në javë. Kryeni aktivitet fizik, që të jeni në rrugën e duhur për ta mbajtur zemrën të re dhe në formë. Në këtë mënyrë, mund të shmangni disa probleme dhe sëmundje kronike që jo vetëm ju vështirësojnë jetën, por edhe ju pengojnë të bëni një jetë të gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *