Categories
Dieta

10 dieta të paharrueshme të njerëzve të famshëm përgjatë viteve

Ju prezantojmë me disa nga dietat më të famshme ndër vite. Këto janë përdorur nga personazhe VIP, si Beyonce, Sarah Michelle Gellar dhe Lady Gaga.

1. Beyonce
Përpos karrierës së saj muzikore, Beyonce është gjithashtu e famshme për përfundimin me sukses të “Master Cleanse”, një dietë e gjitha likuide te ujit të limonit me piper të kuq, për t’u përgatitur për rolin e saj në 2006 në filmin “Dreamgirls”. Gjatë kësaj kohe, Beyonce i lejoi vetes një ditë “jashtë rregullave” për t’u argëtuar paksa me verë dhe pizza.

2. Marilyn Monroe
Pije me vezë të rrahur dhe qumësht për mëngjes? Marilyn Monroe e fillonte ditën e saj me dy vezë të paziera të rrahura me qumësht të ngrohtë. Si opsion për të shmangur drekën, ikona Marilyn më vonë do të kosumonte mëlci të nxehtë/të gatuar, biftek, mish qengji dhe 5 karrota për darkë, duke përfunduar më pas me një ëmbëlsirë (sundae).

3. Elizabeth Taylor
Ajo mund të jetë femra më e bukur në botë, por ajo kishte disa nga recetat më unike për të rënë peshë, si rikota me krem sipër frutave, sanduic me gjalp kikiriku dhe biftek të butë, dhe një ditë paksa jashtë kontrolli kur një herë hëngri një pica të tërë dhe një ëmbëlsirë të madhe (sundae).

4. Sarah Michelle Gellar
Sarah Michelle Gellar ndoqi një plan strikt 7-ditor duke limituar shumicën e ushqimeve përvec supës së lakrave. Për një eliminim të shpejtë të kalorive, Gellar provoi recetën origjinale të supës së lakrave dhe përpos kësaj si alternativa të tjera shtoi perime,fruta, qumësht, kos me pak mish të butë dhe oriz kaf në fund të javës.

5. Kate Middleton
Kate Middleton u dobësua për dasmën mbretërore me dietën “The Dukan”. Pas një fillimi me proteina dhe perime, regjimi është i ndarë në 3 faza dhe bëhet më pak strikt javë pas jave, me larmishmëri që varet nga sa kalori po mundoheni të hiqni.

6. Lady Gaga
Cfare ndodhi me kilet e tepërta të Lady Gaga-s? Këngëtarja u përfol që kishte provuar dietën ushqimore të Tracy Anderson, një plan që ri-zëvendëson dy vaktet e para të ditës me ushqimin e bebve të Gerber, e ndjekur nga një darkë e shëndetshme. Ndërkohë që ajo akoma se ka pohuar, yje të tjerë që kanë provuar këtë dietë janë Reese Witherspoon, Jennifer Aniston, dhe Gwyneth Paltrow.

7. Madona
Madona ka ndjekur një dietë ekstremisht strikte dhe makrobiotike, që elimi.non grurin, vezët, mishrat dhe bulmetin. Cfarë mbetet? Kjo dietë inkurajon konsumin e “perimeve të detit”.

8. Gwyneth Paltrow
Pas diagnostikimit me alergji ushqimore, Gëyneth Paltroë që atëherë ka eliminuar bukën, mishin e kuq, qumështin e lopës, patëllxhan, madje dhe domatet. Ajo e fillon mëngjesin me një lëng jeshil dhe mban një dietë vegane pa gluten gjatë ditës.

9. Megan Fox
Në përpjekje për të nxjerrë jashtë ujin e peshës dhe pastrimin e sistemit të saj, Megan Fox ka pirë uthull molle. Për më shumë, aktorja është e njohur për praktikimin e një programi të bazuar në librin “The 5-Factor Diet” nga Harley Pasternak, i cili konsiston në bërjen e vakteve me 5 përbërës në më pak se 5 minuta.

10. Victoria Beckham
Victoria Beckham ka provuar dietën alkaline, një plan ushqimor që synon në mbajtjen e pheashit të trupit tuaj ndërmjet 7.35 dhe 7.45. Për të qenë në rregull me dietën alkaline, ndiqet rregulli 80/20 për më shumë perime, më pak grurë dhe proteina, por që të dini balancën e pheashit në trupin tuaj, duhet të kryeni një test urine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *