Categories
Këshilla Shëndeti

E thotë shkenca: kjo lule e rrallë shëron zemrat nga trishtimi

Lulja ‘Zemërpikon’ është shembulli më i mirë i bimëve apo luleve që reflektojnë vlerat dhe karakteristikat e tyre. Kjo lule ka formën e zemrës, në pjesën e poshtme të së çilës varet një pikë loti. Kjo lule zemërthyer në fakt është më e komplikuar.

Po ta shikosh nga afër, do të shikosh që të gjjitha këto lule formojnë një gjerdan zemrash që lotojnë. Esenca e lules ‘Zemërpikon’ është karakteristike. Nëse ju kanë braktisur dhe ju duket sikur zemra do t’ju dalë nga kraharori, atëherë duhet të dini që kjo esencë e bën mungesën më të lehtë për ju.

Nga kërkimet rezulton që esenca e kësaj luleje ndihmon në shërimin e trishtimit të zemrës kur ndahesh nga dikush fizikisht apo shpirtërisht.

Shërimi është i menjëheshëm sa duket sikur kjo esencë e kësaj luleje të ndihmon të shpëtosh nga kthetrat e trishtimit menjëherë. Studimet tregojnë se ngrënia e kërcellit të lules së freskët ka një efekt euforik në tru dhe largon tensionin nervor. Ajo të mpin gjithë gojën dhe po të konsumohet me tepricë edhe kalon në nivele të dëmshme.

Konsumi i saj është i rrallë, pasi funksionet e saj kryesore gjatë kohëve të fundit kanë karakter dekorativ. Lulja zemërpikon ndihmon në sjelljen e paqes, harmonisë dhe ekuilibrit në zemrën e një njeriu duke e bërë atë më të hapur në botëkuptim për veten, të tjerët, qytetin, mjedisin e përtej.

Sipas burimeve të konsultuara, nëse lule të tjera kanë simbolika disi të çorientuara, lulja zemërpikon është një lule guximtare dhe dramatike. Ajo ka shumë emra, por të gjithë emrat shpjegojnë të njëjtën gjë. Nëse e gjeni në një buqetë me lule, në një kopësht ose në dorën e dikujt e keni të qartë menjëherë simbolikën dhe domethënien e saj.

Çfarë nënkuptimi ka lulja ‘Zemërpikon’?

– Shprehjen e emocioneve në mënyrë më të hapur
– Dashurinë pasionante mes dy njerëzve
– Ajo nënkupton ndjeshmërinë dhe ngarkesën emocionale
– Ndjenjë mirësie dhe dashurie pa kushte për gjithçka që ke në jetë
– Lidhje të fortë që shkon përtej jetës dhe vdekjes

Lulja ‘Zemërpikon’ është rritur e lirë për mijëra vjet me rradhë në mbarë Azinë. Kjo lule nisi të kultivohej në Evropë vetëm në vitet 1800. Prej asaj kohe mesazhet dhe domethëniet e kësaj luleje ishin më të përqenduara te dashuria dhe lidhjet shpirtërore. Shumë vite më parë, disa qytetërime të lashta kanë përdorur lulen ‘Zemërpikon’ për të shëruar dhim-bjet e dhëmbit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *