Categories
Këshilla Shëndeti

Kura natyrale kundër helmimit nga ushqimi

Helmimi nga ushqimi shkaktohet kryesisht nga mënyra jo higjenike e përpunimit dhe përgatitjes së një ushqimi të caktuar. Mungesa e higjienës shkakton shumimin e disa llojeve të rrezik.shme të baktereve.

Simptomat e helmimit nga ushqimi janë të ngjashme me atë të gripit siç mund të jenë dhim.bjet e barkut dhe temperaturë. Bakteret që shkaktojnë hel.mim gjenden kryesisht tek produktet e mishit, detit dhe të bulmetit.

Megjithatë, nuk përjashtohen rastet kur hel.mimi ndodh edhe pas konsumit të barishteve, frutave dhe disa ushqimeve të paketuara.

Çfarë ndodh në organizëm kur helmoheni nga ushqimi

Kur njeriu preket nga bakteret në fjalë, trupi humbet më shumë ujë se zakonisht. Diarea, të vjellat dhe shtrëngimet e stomakut janë simptomat më të zakonshme të hel.mimit. Këto simptoma shfaqen 30 minuta deri në 6 orë pas tretjes së ushqimit. Ato mund të zgjasin deri në një ditë.

Kurat natyrale

Një nga trajtimet popullore që këshillohej brez pas brezi është që nëse hel.mimi shfaqet me të vjella atëherë është e domosdoshme shpëlarja e stomakut me ujë të vakët. Kjo mund të jetë shumë e mundimshme sepse të vjellat janë të vazhdueshme. Por ekspertët rekomandojnë edhe kura të tjera natyrale kundër hel.mimit.

Xhenxhefili – Përmirëson thithjen e ushqyesve dhe përshpejton tretjen. Ai përbën një kurë të shpejtë kundër të vjellave dhe të përzierave. Zieni një lugë çaji me 1-2 cm xhenxhefil të grirë në një filxhan me ujë dhe pijeni. Do të ndiheni më mirë menjëherë.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës ndihmon në zbehjen e shumë prej simptomave të hel.mimit nga ushqimi. Ajo qetëson shtresat e brendshme të stomakut dhe shkatërron bakteret. Përzieni dy lugë gjelle me uthull molle në një gotë me ujë 250 ml dhe pijeni përpara ushqimit.

Limoni – Acidet e limonit eliminojnë bakteret që shkaktojnë hel.mim. Ekspertët rekomandojnë pirjen e një lugë çaji me lëng limoni me pak sheqer tre herë në ditë. Ju mund të pini edhe ujë të vakët me lëng limoni herë pas here gjatë ditës.

Gjethet e borzilokut – Lëngu i gjetheve të borzilokut ka aftësi të jashtëzakonshme kundër baktereve. Zjeni një lugë gjelle me gjethe borziloku të thata ose të freskëta në një gotë ujë. Lëngun mund ta përzieni me një lugë gjelle me mjaltë dhe ta pini disa herë në ditë. Gjethet e freskëta mund t’i përzieni me pak piper të zi dhe tre lugë gjelle me kos. Këtë kurë mund ta konsumoni 3-4 herë në ditë deri sa simptomat të zhduken.

Hudhra është efikase kundër dhim.bjeve të barkut dhe diaresë. Konsumoni një thelb hudhër në ditë që të hiqni simptomat.

Mjalti – Ekspertët rekomandojnë një lugë çaji me mjaltë tre herë në ditë. Kjo sasi besohet të shërojë stomakun, sepse mban nën kontroll prodhimin e acidit të tepërt në stomak.

Kosi – Ka veti të jashtëzakonshme në heqjen e baktereve që shkaktojnë hel.mim. Efekti qetësues do të jetë i menjëhershëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *