Categories
Lajme

Lista: Ushqimet që duhet të konsumoni sipas grupit të gjakut

Në bazë të grupeve të gjakut renditen ushqimet që na bëjnë mirë dhe ushqimet që nuk i përshtaten organizmit tonë. Për të ditur se cilat janë ushqimet që duhet të konsumojmë në mënyrë që të ushqehemi shëndetshëm duhet të dimë grupin tonë të gjakut.

Grupet e gjakut kanë një rëndësi të madhe për ushqimet që ne konsumojmë. Ato na tregojnë një terren se ku i kemi limitet e konsumimit të kalorive.

A jemi më të prirur të tresim më shumë proteinat apo karbohidratet? Cila është sasia e vitaminave që mund të toleroi stomaku ynë. Për sa i përket tretjes një rol të rëndësishëm ka dhe metabolizmi.

Rezusi negativ apo pozitiv i grupeve të gjakut nuk ka një domethënie në mënyrën tone të të ushqyerit. Grupet e gjakut përbëjnë një ndryshim të listës së ushqimeve që organizmi i tret shumë mirë.

Grupi i gjakur A: Të gjithë personat me grup gjaku A kanë një stomak delikat që nuk i tresin ushqimet mirë. Është grup që dëshiron më shumë natyrën dhe ushqimet si perimet me rrënjë nga toka.

Tolerojnë shumë pak konsumimin e mishit. Mes zgjedhjes së kosit dhe qumështit është i këshillueshëm për këtë grup më shumë konsumimi i kosit.

Grupi i gjakut B: Kanë një aparat tretës ekulibrues. Ndryshe nga grupi A, stomaku i tyre bën një tretje më të mirë të mishit.

Grupi i gjakut AB: Mund të konsumoni karbohidrate, proteina, fruta dhe perime por në mënyrë të moderuar. Gatimi i ushqimeve duhet të bëhet me avull.

Grupi i gjakut 0: Personat me grup gjaku 0 bëjnë një tretje më të mirë të produkteve të mishit, vezëve, karbohidrateve dhe brumrave. Është një grup që mbledh karakteristikat e gjithë grupeve të tjera të gjakur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *