Categories
Shëndeti

Katër mënyra për të shmangur dhimbjen e bezdisur të duarve

Dhímbja e duarve është më shumë se acaruese. Ngurtësimi, ënjtja dhe dhímbja e duarve ndikon në përditshmërinë tonë duke na penguar që të kryejmë edhe veprime më minimale.

Një nga shkaqet më të zakonshme të dhímbjes së duarve është osteoartriti. Dhímbjet mund të shkaktohen edhe nga probleme të ndryshme nervore dhe nga tendiniti, inflamacion i indit që lidh muskujt me kockat. Ja cilat janë 5 metodat që mund t’ju ndihmojnë të menaxhoni dhimbjet e duarve dhe t’u riktheni atyre funksionin normal.

Injeksionet – Injektimi i kortikosteroidit në artikulacione mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit dhe lehtësimin e dhimbjeve, efekt që mund të zgjasë deri në 1 vit.

Ilaçet për lehtësimin e dhímbjeve – Ilaçet anti-inflamatore jo-steroidale mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhímbjeve duke bllokuar enzimat që shkaktojnë dhímbje dhe ënjtje. Megjithatë, nuk duhet t’i përdorni këto ilaçe pa rekomandimin e mjekut.

Kompresa të ngrohta dhe të ftohta – Nxehtësia ndihmon që duart të mos jenë më aq të ngurta, prandaj një dush i ngrohtë mund të rezultojë për mirë. Nga ana tjetër, i ftohti është efikas në rastet kur dhimbjet e duarve janë shkaktuar nga një aktivitet i caktuar, si duke luajtur golf për shembull. Aplikoni kompresa të ftohta në duar apo një qese me akull.

Ushtrime dhe tendosje të duarve – Një fizioterapist mund t’ju udhëzojë si të kryeni ushtrime të ndryshme për tendosjen dhe forcimin e muskujve, duke ndihmuar kështu në absorbimin e stresit të shkaktuar në artikulacionet e duarve dhe lehtësimin e dhimbjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *