Categories
Shëndeti

Ky është kombinimi ideal për bashkim fuqish, e sugjeron gjithë bota!

Një nga ëmbëlsirat më të shijshme natyrale vjen në kombinimin e mjaltit me lajthitë. Këto të fundit bashkohen mrekullisht me vlerat e ëmbla të mjaltit. Mjalti përthith dhe përvetëson shijen arrore të patjetërsueshme të lajthive.

Vetitë e këtyre dy produkteve të rëndësishme arrijnë të fuqizojnë maksimalisht njëra tjetrën në të mirë të organizmit njerëzor. Nëse konsumoni një lugë me lajthi të bashkuara me mjaltë, ju siguroj se i keni dhuruar vetes një formulë mirëbërëse për të rritur fuqinë, energjinë dhe luftuar kolesterolin e keq.

Studiuesit sugjerojnë që kombinimi i lajthive dhe mjaltit ka vlera shumë të veçanta. Ky kombinim i ofron njeriut mbrojtje të veçantë kundër sëmundjeve të zemrës dhe rënies së imunitetit.

Studiuesit janë në një mendje kur provojnë me fakte mjekësore që mjalti ka po aq antioksidantë sa spinaqi, hithra, molla dhe portokalli. Antioksidantët janë substancat që luftojnë radikalet e lira dhe janë të nevojshëm për një shëndet të mirë.

Mjalti dhe lajthitë së bashku konsiderohen si një kombinim fantastik, falë pasurisë së madhe të ushqyesve.

Sipas kërkimeve, ky bashkim fuqish plot vlera plotëson nevojat për fibër të tretshme dhe të patretshme, proteina, acidet Omega-3, Omega-6, vitaminë E, kalium, zink, kalcium, magnez e të tjerë.

Mjalti ka një efekt mbrojtës tek organizmi dhe fuqizon imunitetin. Ai përmban shumë antioksidantë, por niveli më i lartë i tyre gjendet tek mjalti me ngjyrë të errët, si për shembull mjalti i gështenjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *