Categories
Shëndeti

Mos i neglizhoni këto sinjale të organizmit, janë shenja domethënëse!

Nëse sytë janë pasqyra e shpirtit, pasqyra vetë tregon atë çfarë i mungon shëndetit tënd. Me një të parë në pasqyrë do të mund të zbuloni shumë së.mundje të cilat nuk i dinit që i kishit. Cilat mund të dallohen nëpërmjet pasqyrës?

Sytë dhe lëkura e verdhë

Këto janë simptomat e verdhëzës. Zakonisht vërehet tek foshnjat, sepse mëlçia e tyre nuk është e formuar mirë. Tek të rriturit, verdhëza është një pro.blem serioz. Ajo tregon se mund të jeni prekur nga infek.sione virale siç është hepatiti, pro.bleme me mëlçinë, fshikëzën e tëmthit dhe pankreasit. Sytë dhe lëkura e verdhë tregon se mund të keni tepruar me alkolin.

Nishanet

Bëhet fjalë për pika ose njolla të errëta në ngjyrë. Shumica prej tyre nuk janë shqetësuese, por kontrollet e lëkurës janë të nevojshme sidomos kundër kan.cerit. Kur vjen puna tek nishanet, duhet të tregoni kujdes për:

Formën: a është simetrike apo jo. Skajet: janë të dhëmbëzuara? Ngjyra: a është e njëtrajtshme apo e thyer? Diametri: a është nishani më i madh se një bizele? Përmasat: a ka ndryshuar formë dhe masë që nga shfaqja? Konsultohuni me një mjek nëse i jeni përgjigjur me ‘po’ këtyre pyetjeve.

Plagët në buzë

Pla.gët në buzë ose në gojë shpesh shkaktohen nga virusi Herpes 1. Virusi qëndron në organizëm dhe shpër.then kur jeni sëmurë, në ankth, të lodhur ose keni qendruar shumë gjatë në diell. Herpesi shërohet vetë por nëse keni shpërthime të shpeshta atëherë konsultohuni me një mjek

Buzët e çara

Buzët e çara ndodhin kryesisht gjatë dimrit. Balsami i buzëve është më i përdoruri gjatë kësaj stine. Megjithatë, buzët e thata tregojnë se ju jeni të dehidratuar. Kjo do të thotë se trupi nuk ka ujë mjaftueshëm. Buzët e çara mund të jenë një reagim alergjik ose një kundërpërgjigje ndaj një ilaçi ose steroideve

Skuqjet në faqe

Njollat dhe skuqjet në pjesën e faqeve krijojnë figurën e fluturës dhe zakonisht tregojnë sëmun.djen kronike inflamatore të lupusit. Kjo detyron sistemin imunitar t’u drejtohet organeve dhe indeve. Ajo shoqërohet me temperaturë, dhim.bje gjymtyrësh dhe gishta të mavijosur gjatë të ftohtit. Konsultohuni me mjekun sa herë që keni simptoma të tilla.

Qime aty ku nuk duhet

Kjo zakonisht prek meshkujt të cilët përballen me qime në vesh, por edhe femrat që preken nga qimet në mjekër. Tek vajzat kjo tregon një sindromë të një problem me vezoret që vështirëson shtatzaninë.

Lëvizshmëri e kufizuar e fytyrës

Nëse nuk arrini të lëvizni një pjesë të trupit ose fytyrës atëherë konsultohuni menjëherë me një mjek. Mund të jetë një virus që ka prekur nervat e fytyrës. Në kësi rastesh, ju mund të përjetoni dhim.bje në nofull ose pas veshit. Zakonisht lëvizshmëria e fytyrës rikthehet në 3-6 muaj. Megjithatë në disa raste mund të jetë një paralizë faciale.

Njolla të verdha në qepalla

Këto njolla vijnë nga kolesteroli. Nuk janë të rrezikshme dhe nuk shkaktojnë dhim.bje. Megjithatë në disa raste tregojnë se shumë shpejt do të përjetoni një ataak në zemër, ose do të sëmu.reni nga zemra.

Sytë e enjtur

Sytë enjten nga moti i ngrohtë dhe me shumë lagështirë. Enjtja shkaktohet edhe nga mungesa e gjumit, ushqimet me kripë dhe ndryshimet hormonale. Sytë enjten më shumë me kalimin e moshës sepse muskujt që mbështesin sytë bëhen më të dobët. Nëse sytë ju skuqen ose kruhen, atëherë jeni alergjikë ndaj një ushqimi, polenit, produkteve kozmetike, apo keni infeksion.

Njollat kafe

Njollat kafe në lëkurë mund të shkaktohen nga shtatzania dhe kontraceptivët. Në shumë raste, këto njolla ikin vetë pas lindjes ose lënies së ilaçeve. Në raste të tjera, këto njolla zgjasin për vite të tëra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *