Categories
Këshilla

Duhet t’i hani me patjetër, pjeshkat janë “fruti i jetës”

Zemra, zorrët përfitojnë shumë prej përdorimit të pjeshkës, megjithatë nuk qëndrojnë pas as veshkat dhe fshikëza e urinës, duke e bërë pjeshkën një frut që nuk duhet lënë mënjanë

Nëse keni menduar se pjeshkët janë një frut që nuk është i përshtatshëm për ju, bëni mirë të ndërroni mendje. Sepse faktet e mëposhtme do t’ju bëjnë të kuptoni se ç’keni humbur deri tani. E nëse pjeshkët janë ndër frutat që doni t’i keni gjithnjë, ndoshta do t’ia keni ndjerë shijen, por tashmë është mirë të kuptoni dhe se si veprojnë ato në shëndetin tuaj.

Si fillim duhet të dini se pjeshkët janë rritur prej shekujsh. Fillimisht ato kultivoheshin në Kinë ku konsiderohen si simbol i pávdèkèsîsè dhe miqësisë. Sot ne i konsiderojmë më shumë si superushqim bashkë me fruta si molla dhe dardha.

Ja disa mënyra se si pjeshkët e forcojnë shëndetin tuaj: Pjeshkët janë ushqim shumë i mirë për humbjèn e peshës. Një pjeshkë ju bën të ndiheni plot dhe ju bën të përmbaheni nga e mbingrëna. Përfitimi: një pjeshkë përmban shumë pak kalori dhe aspak yndyrna.

Ndalojnè obezitetin dhe sèmundjèt kardiovaskulare. Pjeshkët janë të pasura me fitokimikate të quajtura fenol që veprojnë si antioksidantë.
Mbajnë lëkurën të shëndetshme. Vitamina A dhe C e bëjnë pjeshkën të jetë një përbërës natyror i mrekullueshëm dhe ajo përdoret shpesh në kozmetikë. Këto vitamina ndihmojnë në rigjenerimin e indeve të lëkurës.

Ulin rënien e flokëve përmes efekteve të saj pozitive në skalpin e kokës.
Janë lehtësues të stresit, pasi ndihmojnë në uljen e ankthit. Në Hungari pjeshkët shpesh cilësohen edhe si “Fruti i qetësisë”.

Ndihmon në parandalimin e káncèrit përmes selenit, një mineral me veti antioksidante që i mbron qelizat nga dëmtimi. Pjeshkët ndihmojnë në largimin e krimbave nga zorët. Kanë efekt diuretik që ndihmon në pastrimin e veshkave dhe fshikëzës së urinës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *