Categories
Këshilla

Mos e neglizhoni peshkun, arsyet që duhet ta përfshini si pjesë të dietës suaj

Peshku, duke përfshirë edhe ushqimet e tjera të detit, është një ushqim i shëndetshëm me vlerë të ulët të yndyrave të ngopura, me vlerë të lartë proteinash, dhe burim i shkëlqyeshëm i acideve yndyrore Omega 3. Është shtesë e mirë në dietë, pasi që është e pasur me vitamina, minerale dhe ushqyes për të cilat ka nevojë trupi për të qëndruar i shëndetshëm.

Peshku lavdërohet nga shumë ekspertë si ushqim me përfitime të konsiderueshme shëndetësore. Gati çdo ditë publikohen studime derisa komuniteti i shkencëtarëve zbulon gjithnjë e më shumë dobi të jashtëzakonshme të peshkut.

Ja disa: Shëndeti kardiovaskular: Acidet yndyrore omega 3 që gjenden në peshk janë dëshmuar që bëjnë çudira për zemrën tuaj dhe arteret e venat që përbëjnë sistemin tuaj kardiovaskular.

Tensioni i gjakut: Vaji i peshkut mund të jetë i dobishëm për uljen e tensionit të gjákut, por roli i tij si preventivë është i paqartë. Sidoqoftë, nuk rekomandohet marrja e pilulave të vajit të peshkut.

Humbja në peshë: Sipas një studimi të bërë nga University of Georgia, vaji i peshkut me DHA ndihmon të ndalet konvertimi i qelizave parayndyrore në qeliza yndyrore duke i shtyrë të vdèsîn, duke reduktuar kështu akumulimin e përgjithshëm të yndyrave.

Rrit funksionin e trurit: Acidet yndyrore omega-3 të cilat i siguron peshku ndihmojnë në zhvillimin e trurit tuaj. Konsumi i duhur i omega-3 ndihmon të mbahen nivelet e fokusit të mirë mental tek fëmijët dhe tek të rriturit. Një studim i ri sugjeron që shtesat e vajit të peshkut mund t’i japin shtytje kujtesës tek njerëzit e shëndetshëm që kanë filluar të plaken.

Përmirëson pamjen: Dihet mjaft mirë fakti që peshku është i mirë për aftësinë e tij për të përmirësuar pamjen. Peshku përmirëson degjenerimin makular, glaukomën dhe sindromën e syrit të terur apo të thatë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *