Categories
Këshilla

Pesë mënyra për të humbur peshë pa dieta shumë të forta!

Është po ajo kohë e njohur e vitit. Çdo gjë sillet rreth ”përgatitjes për sezonin e bikinive”. Këtu janë disa këshilla si të humbni peshë pa mbajtur dieta të çmendura. Nuk duhet të mbani dieta që të keni një verë të mrekullueshme dhe të ndiheni shumë mirë në lëkurën tuaj.

1. Përqendrohuni që të reduktoni ngrënien nga emocionet
Më mirë se sa të përqendroheni për secilën kalori që fusni në trupin tuaj, përqendrohuni në reduktimin e ngrënies nga emocionet dhe nga ngrënia e tepërt, ju do të pakësoni sasinë e ushqimeve që konsumoni. Shumica hanë edhe kur nuk janë të uritur dhe kështu hanë më shumë sesa duhet.
Fokusohuni se sa shpesh hani kur jeni të mërzitur, të parehatshëm apo të stresuar dhe mundohuni të gjeni mënyra të tjera që të përballoni këto ndjenja sesa me ushqim.

2. Shtoni opsionet e shëndetshme në vend se të largoni ushqimet e pashëndetshme
Ne nuk shkojmë mirë më heqjen e ushqimeve nga dieta jonë. Ndihemi të kufizuar, ato ushqime shihen si të ndaluara dhe gjithçka që duam të bëjmë është të fusim fytyrën në ushqimet që nuk e kemi të ”lejuar” t’i konsumojmë. Kështu që, shtoni më shumë fruta, perime dhe drithëra. Dëshironi picë? Në rregull, por merrni edhe një sallatë. Këto ushqime do t’ju mbushin kështu që ju në mënyrë të natyrshme do të ndaloni ngrënien e gjërave më pak ushqyese.

3. Bëni ushtrime të kënaqshme dhe rikonsideroni ”pse-në” tuaj
Zakonisht i shmangim planet për ushtrime kur ato janë të mërzitshme. Sa më shumë që i bëjmë ushtrimet më interesante dhe të kënaqshme aq më shumë jemi të prirë t’iu qëndrojmë besnik. Ndryshoni ushtrimet tuaja, dilni, shkoni në kurse të reja apo mblidhni një grup shokësh dhe lëvizni. Gjithashtu, konsideroni ”pse-në” tuaj për ushtrime. Nëse jeni duke ushtruar që të dukeni mirë në bikini, kjo nuk është arsye e mjaftueshme sepse dërgon një mesazh vetes, që nuk jeni në formë të mirë tani. Në vend të kësaj, riformoni ushtrimet tuaja me një ”pse” më të fuqishme.

4. Kënaquni më shumë – Kjo është mjaft e thjeshtë. Kënaquni më shumë në jetën tuaj çdo ditë dhe ushqimi nuk do të ketë shumë rëndësi. Ju do të hani më pak dhe as nuk do ta vëreni. Kujtoni kohën kur jeni kënaqur shumë, ndoshta ditën tuaj të martesës, ndonjë udhëtim ose kur keni jetuar jashtë. Shumë persona kanë thënë se në këto kohëra kanë ”humbur peshë në mënyrë natyrale”. Fokusohuni që të keni më shumë kënaqësi, qejf në jetën tuaj dhe ushqimi nuk do të ketë rol të rëndësishëm.

5. Bëhuni të shoqërueshëm – Kur fillojmë të dobësohemi për stinën e verës, ne kemi zakon të largohemi nga aktivitetet shoqërore. ”Happy hour”. Jo, nuk mund ta bëjë atë, duhet të shkoj në palestër! Problemi me ndjenjën që duhet të mbani dietë dhe të ushtroni gjatë gjithë kohës mund ta bëjë jetën tuaj të mërzitshme. Në vend të kësaj, krijoni një bashkësi në mes qëllimeve tuaja. Shkoni në shëtitje me shokët tuaj në mëngjes, dërgoni të dashurën tuaj në një darkë të shëndetshme.

Selection of food that is good for the health and skin, rustic wood background

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *