Categories
Lajme

STUDIMI: Kujdes nga pijet e ëmbla, ja si ndikojnë në shëndetin tuaj!

Rikthehen kritikat për pijet e ëmbla që sipas mjekëve në të gjithë botën, mund të favorizojnë në krijimin e patologjive të ndryshme, madje edhe të rèndá, nëse konsumohen në mënyrë të tepruar dhe të vazhdueshme.

Alarmi më i fundit vjen nga Aaqib Habib Malik, doktor në Spitalin e Griffin në Connecticut që sëbashku me kolegët e tij ka analizuar një seri studimesh të ndërmarra mbi këtë çështje, duke marrë në konsideratë një kampion prej 400 mijë personash, mbi të gjitha fëmijë nën moshën 12-vjeç.

Duke analizuar dhe krahasuar rezultatet e kërkimeve të ndryshme, doli që efektet e pijeve me sheqer, favorizojnë jo vetëm shfaqjen e diabetit por edhe rritjen në mënyrë sistematike të presionit të gjákut, një ndër shkaqet kryesore të patologjive kárdiake dhe të aparatit kardiovaskular.

Sipas mjekëve këto pije duhet të shiten me një limit të caktuar, mbi të gjitha për fëmijët. Të gjithë prindërit duhet t’i mendojnë këto gjëra para se t’i lejojnë fëmijët që të pijnë gjëra të tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *