Categories
Shëndeti

Qarkullimi i gjákut, këshillat e mjekëve për të shmangur variçet

Muskujt e tkurrur, në të vërtetë i aktivizojnë muret e enëve të gjákut, të cilët, të stimuluar, e shtyjnë gjákun dhe lëngjet nga poshtë, lart. Nëse në fund të orarit të punës ndjeni lodhje të këmbëve, kjo do të duhej të ishte sinjali i parë që, nëse nuk përfillet, do të mund të na ngadalësojë qarkullimin venoz dhe atë limfatik, i cili mundëson formimin e celulitit dhe venave të zgjeruara.

Shumë gra mbi moshën 30 vjeç vuajnë nga dhimbja dhe shfaqja e variceve, por vetëm duke mbajtur sistemin tretës në lëvizje, mund të gjeni çelësin e shmangies së këtij problemi. Këshilla e mjekëve për gratë është të parandalojnë shfaqjen e varikozës, duke zgjedhur ushqime të pasura me produkte të bimëve me kërcell, (fibra) gruri, orizi, etj; të cilat ndikojnë në funksionimin e rregullt të organeve të brendshme si dhe rregullojnë lëvizjen e muskujve, në rastet kur vuani nga gjymtyrët e poshtme.

Kapilarët – Kapilarët janë enët më të vogla të gjákut. Funksioni i tyre është shkëmbimi i lëndëve, lëvizja e lëndëve midis enëve të gjákut dhe indeve. Që të kryejnë këtë punë, sipërfaqja totale e gjithë kapilarëve është shumë e madhe (sipërfaqja e madhe lehtëson difuzionin). Si pasojë, rrjedha e gjákut në kapilarë është e ngadaltë dhe kapilarëve u duhet të prodhojnë lëndë antikoagulante për të parandaluar trómbózën (rrjedhja e ngadaltë është një nga tre faktorët që predispozojnë për trómbózë; dy të tjerët janë dëmtimi i endotelit, dhe rritja e aftësive koaguluese të gjákut).

Muret e kapilarëve janë shumë të holla dhe mure të tilla të dobëta nuk mund ta përballojnë presionin e lartë arterial. Presioni kapilar është shumë më i vogël sesa presioni arterial. Ulja e presionit bëhet e mundur nga arteriolat. Venat rikthejnë gjákun në zemër. Që të kryejnë këtë funksion, venat janë të pajisura me valvula që nuk lejojnë kthimin e gjákut mbrapsht. Tkurrja e muskujve të gjymtyrëve i shtrydh venat dhe e shtyn gjákun drejt qendrës (pompa muskulore). Po ashtu, presioni negativ gjatë frymëmarrjes ndihmon kthimin e gjákut për në zemër.

Parandalimi i problemeve në venat e gjákut – Shumë kohë më parë njerëzit përdornin korse najloni për t’i mbajtur venat të shtrënguara fort. Por ilaçet kundër dhimbjeve dhe korsetë e ngushta të këmbëve ka kohë që nuk japin ndonjë rezultat të mirë. Ënjtja e venave mund të bëhet edhe shkak për bllokimin e qarkullimit të gjákut.

Imazhet me ultratinguj tregojnë se në çfarë gjendjeje ndodhen këto vena. Ndërhyrja me reze thuajse nuk ndjehet fare. Rezet laser në këtë rast zëvendësojnë bisturinë e kirurgut. Kjo është edhe arsyeja, që shumë pacientë kërkojnë të trajtohen me këtë metodë. Nëpërmjet rezeve laser, venat çáhen dhe pasi bëhet zhbllokimi i tyre, vendi i çárjes mbyllet përsëri.

Shkencëtarët thonë se operacione të tilla me reze laser janë të suksesshme në 95 për qind të rasteve. Shkaktari i ënjtjes së venave nuk dihet dhe në disa raste kjo sëmundje është gjenetike.

Këshilla për të shmangur variçet: Përdorni xhel freskues për këmbët. Mos mbani këpucë me taka më shumë se 4 centimetër. Mos përdorni këpucë të sheshta plotësisht. Përdorni produkte bimësh jeshile me kërcell

Mos hiqni nga menyja orizin. Përdorni vazhdimisht grurin. Mos qëndroni ulur për më shumë se një orë në të njëjtën pozicion. Mos i mbani këmbët e kryqëzuara. Mos mbani pesha të rënda. Përdorni korse najloni në mbrëmje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *