Categories
Shëndeti

Celuliti një problém i madh, ushqimet që duhet të hani për ta parandaluar

Problemet me celulitin janë të vazhdueshme dhe njerëzit mundohen ta elîmînojnë. Kjo nuk do të thotë të hash më pak, por të hash ushqime që e parandalojnë atë. Siç dihet, celuliti nuk është i lidhur detyrimisht me mbipeshën; shfaqet madje edhe në femrat e dobëta dhe sportive.

Një sërë faktorësh ndikojnë në shfaqjen e celultit; faktorët endokrinë, mjedisorë dhe të stilit të jetesës. Këta faktorë përcaktojnë ngadalësimin e qarkullimit të gjàkut që shkakton për celulit mbajtjen e lëngjeve në indet intersticiale të qelizave. Për këtë arsye dy janë objektivat e një forme të ushqyeri anticelulit: të përmirësojë qarkullimin e gjàkut dhe të elîmînojë lëngjet e tepërta.

Në listën e pazareve tuaja nuk duhet të mungojnë: Ushqimet e pasura me flavonoide që favorizojnë qarkullimin mikrokapilar të gjàkut dhe që forcojnë muret e enëve të gjàkut.

Flavonoidet janë përbërje kimike natyrale të gjendura në bimë e fruta të ndryshme, të njohura për cilësitë e tyre antioksidante. Njihen gjer më sot, 5000 lloje të ndryshme flavonoidësh, që ndihmojnë organizmin të parandaloje radikalet e lira, përgjegjëse për plakjen qelizore dhe origjinën e shumë sémundjéve kronike dégjenérative. Për të shtuar sasinë e flavonoideve në dietën tonë, duhet të shtojmë racionin e frutave dhe përimeve (sidomos atyre me ngjyrë të errët blu-manushaqe).

Kështu që konsumoni sa më shumë patëllxhanë, lakër të kuqe, frutat e pyllit, luleshtrydhet, qershitë dhe kumbullat. Sasitë ideale të këshilluara janë 400 gramë fruta në ditë (pothuajse 3 fruta) dhe 200 gramë perime në çdo vakt. Në pije flavonoidet mund t’i gjeni në çajrat e ndryshëm, në kafe dhe në verën e kuqe.

Gjithashtu, i gjejmë edhe tek çokollata dhe tek vaji i ullirit, por bëni kujdes me konsumimin e tepërt të tyre. Ushqimet që përmbajnë kalium, pasi kaliumi ndalon veprimin e kripërave dhe favorizon drenimin e organizmit. Përpiquni të fusni në dietën tuaj bajamet, bishtajoret, salcën e domates, kajsitë, kërpudhat, patatet, rukolën, miellin e sojës, drithërat integralë, shafranin, rrushin e thatë etj.

Ushqimet me përmbajtje të lartë fibre që kanë fuqi pastruese, sepse ndihmojnë dhe nxisin procesin e tretjes, duke bërë të mundur nxjerrjen jashtë organizmit të mbeturinave trupore. Ushqime të pasura me vitamin C, e vyer për muret kapilare, si: agrumet, kivit, luleshtrydhet, brokoli, domate, radhiqe, lakra të egra etj.

Ushqime që favorizojnë mikroqarkullimin: gështenjë kali, tërfil i ëmbël, fshesë kasapi etj (bimë të cilat mund të përdoren për përgatitjen e çajrave me efekt kullues) Ushqime me cilësi diuretike, si: ananasi, shalqiri, angjinaret, kastraveci, radhiqet, finoku, pjepri dhe pjeshkat
Mos harroni të praktikoni gjithashtu këshillën e vjetër: pak kripë dhe shumë ujë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *