Categories
Lajme

Mos e neglizhoni: Sasia e ujit që duhet të pini gjatë ditës dhe próblémet e dehidratimit

Trupi ka nevojë për hidratim të vazhdueshëm. Uji është i domosdoshëm për organizmin, pasi falë tij mund të kryhen të gjitha funksionet biologjike që karakterizojnë qenien njerëzore. Dehidratimi i shkàktón trupit disa probleme të brendshme e të jashtme, të cilat manifestohen me simptoma të qarta.

Disa prej simptomave si irritimi apo ndryshimi i humorit nuk lidhen direkt me dehidratimin, por me disa lloj patologjish. Por, sipas një studimi amerikan, edhe kjo si simptomat e tjera mund të jetë pasojë e mungesës së ujit. Shumë njerëz nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme uji gjatë ditës, por vetëm kur ndiejnë etje (moment kur dehidratimi tashmë ka filluar).

Femrat janë më të ndjeshme – Dy studime të kryera në SHBA argumentojnë se femrat janë më të ndjeshme ndaj dehidratimit. Arsyeja nuk është ende e qartë, por studiuesit thonë se mund të ketë lidhje me funksionimin e disa neuroneve, të cilat janë në prani të ujit në organizëm i dërgojnë sinjale trurit, i cili nxit nevojën për të konsumuar lëngje.

Simptomat e para janë vështirësi në përqendrim, dhîmbje koke dhe lodhje. Kur kemi etje, kjo do të thotë se ka humbur 1-2 për qind të volumit të ujit në organizëm. Kjo është arsyeja për të cilën specialistët këshillojnë që të pihet ujë edhe atëherë kur nuk kemi etje.

Sîmptomat – Ndërsa femrat kanë probleme si dhîmbja e kokës, përqendrimi i ulët apo lodhja e përgjithshme, tek meshkujt dehidratimi manifestohet edhe me një vonesë në reagim apo rënie të vigjilencës së kujtesës.

Për të qenë të hidratuar duhen konsumuar mesatarisht 2 litër ujë në ditë. Me ngritjen e temperaturave, në mënyrë të veçantë duhet të bëjnë kujdes fëmijët dhe të moshuarit, të cilët kanë tendencën të mos konsumojnë sasi të mjaftueshme uji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *