Categories
Shëndeti

Parandaloni gurét në veshka me një metodë shumë të thjeshtë

Për të evituar gurët e veshkave, këshilla klasike është pirja e shumë lëngjeve. Por duhet pasur kujdes, sepse po aq e rëndësishme është edhe çfarë pini. Sepse, të paktën bazuar në revistën e Shoqërisë Amerikane të Nefrologjisë rezulton se pirja e lëngjeve të gazuara dhe të ëmbla, madje edhe disa pijeve me bazë frutash, do ta pérkeqésojé situatën, të paktën kur flitet për gurët në veshka.

Pietro Manuel Ferrero, nefrolog (dóktór veshkash) pranë qendrës amerikane ka drejtuar një studim që ka përfshirë rreth 200 mijë persona, duke mbledhur të dhëna mbi shëndetin e tyre dhe mbi zakonet e të ushqyerit për një periudhë prej tetë vitesh.

Nga studimi rezultoi se pirja e një apo më shumë pijesh të gazuara apo të ëmbla gjatë ditës do të rriste me 23% mundësinë e formimit të guréve në véshka krahasuar me ata që pinin thjesht një pije në javë.

“Jo gjithçka që pini ka të njëjtin efekt, – saktëson Ferrera, – dhe megjithëse nuk jemi ende në gjendje të japim një shpjegim shkencor për të dhënat e mbledhura, kërkimi ynë mund të jetë i dobishëm për mjekët në mënyrë që të përpunojnë strategji për parandalimin e gurëve në veshka”.

Sipas të dhënave duket se pijet e gazuara dhe disa lloje pijesh me bazë frutash favorizojnë krijimin e guréve në véshka. Megjithatë, nga të dhënat e mbledhura rezulton se lëngje të tjera kanë efekt të kundërt. Kafja në veçanti, çaji dhe lëngu i portokallit duket se e largojnë rrezikun e gurëve në veshka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *