Categories
Këshilla

Peshku dhe këta ushqime ju mbrojnë nga astma

Fëmijët që konsumojnë rregullisht peshk dhe ushqime me bazë gruri, janë të mbrojtur nga rrézîku i shfaqjes së astmés. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer nga një ekip studiuesish holandez të “National Institute of Public Health and the Environment”, të cilat kanë analizuar lidhjen që ekziston mes shfaqjes së astmés dhe sjelljeve ushqimore të 598 fëmijëve me moshë nga 8 deri 13 vjeç.

Pas analizimit të të dhënave të marra nga prindërit ka rezultuar se nuk ekzistonte ndonjë lidhje e dukshme mes shfaqjes së astmés dhe konsumimit të disa ushqimeve si: fruta, perime dhe bulmetrave, përveç peshkut dhe ushqimeve me bazë gruri.

H. A. Smit, i cili ka drejtuar ekipin që punoi për këtë studim, ka shpjeguar për revistën “Thorax” se véshtirésitë në frymëmarrje ishin verifikuar në gati 19,4% të fëmijëve që konsumonin rregullisht këto dy lloj ushqimesh.

“Me fjalë të tjera, konsumimi i shpeshtë dhe i rregullt i ushqimeve me bazë gruri dhe peshk, është i lidhur me uljen e rrézîkut për të shfaqur astmë dhe më konkretisht ky rézîk ulet nga 54% deri në 66%”, ka përfunduar studiuesi holandez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *