Categories
Lajme

Dietat po marrin 1 në 5 jetë çdo vit, merreni seriozisht këshillimin profesional

Ushqimi i mirë shton jetën. E kundërta e merr atë. Plot 11 milionë persona çdo vit humbin jetën për shkak të informacioneve të gabuara mbi ditën e tyre ushqimore.

Në këtë përfundim ka arritur një studim i publikuar në revistën mjekësore me më shumë ndikim, “The Lancet”. Studimi ka zbuluar se dieta jonë e përditshme sjell probleme më shumë se duh anpirja, duke u bërë shkak për 1 në 5 vdė.kje në mbarë botën.

Kripa, qoftë në bukë, salcën e sojës apo mishin e përpunuar, rezulton që ka shkurtuar më shumë jetë. Shkencëtarët thonë se ky studim nuk ka të bëjë me obezitetin, por me cilësinë e ulët të dietave ushqimore, që dëmtojnë zemrën dhe shkaktojnë tu.mor.

Pas kripës, përgjegjës për 3 milionë vdekje vjen konsumi i pakët i drithërave integrale, konsumi i ulët i frutave dhe në fund fakti që njerëzit nuk hanë sa duhet perime, arra, fibra dhe nuk marrin Omega 3 nga ushqimet e detit.

Nga 11 milionë vde.kjet e lidhura me ushqimin, 10 milionë ishin pasojë e sëmu.ndjeve kardiovaskulare dhe kjo shpjegon përse kripa është problemi kryesor. Vendet mesdhetare, sidomos Franca e Spanja, si dhe Izraeli, kanë numrin më të vogël të vdekjeve të tilla në botë, ndërsa në kahun tjetër të spektrit qëndrojnë shtetet e Azisë Juglindore, Jugore e Qendrore.

Dieta jo serioze janë ato që përmbajnë:

Shumë kripë – 3 milionë humbje jete
Pak drithëra – 3 milionë humbje jete
Pak fruta – 2 milionë humbje jete

Kripa mund të ketë një ndikim direkt në zemër dhe enët e gjakut. Ndërsa drithërat, frutat dhe perimet kanë një efekt të anasjellë – ata janë mbrojtës ndaj zemrës dhe qarkullimin e gjakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *