Categories
Këshilla

Mos e beso po deshe: 5 mënyra të çuditshme që ju bëjnë të bini në peshë!

Ka shumë këshilla lidhur me rënien në peshë dhe një masë e madhe e dietave thjesht nuk funksionojnë. E megjithatë, ne ju japim 5 këshilla të thjeshta, praktike për një peshë më të mirë.

Pini ujë të ngrohtë – Shumë prej nesh preferojnë ujin e ftohtë, por nëse doni të bini në peshë, ndoshta duhet të rimendoni temperaturën e ujit që pini. Uji i ngrohtë është provuar se ju bën të ndiheni më plot dhe si rrjedhojë hani më pak. Nëse s’ju pëlqen uji i ngrohtë, provoni t’i shtoni një bustinë çaji thjesht për shije.

Shikoni më pak tv – Shumë prej nesh e dinë se hamë më shumë ndërsa jemi duke parë televizor, duke punuar në kompjuter ose thjesht duke lexur. Po kjo ide e të parit televizor shkon përtej të ngrënit. Sa më pak televizor shihni, aq më shumë kalori humbni. Humbisni më shumë kalori duke fjeteur sesa duke para tv, kështu që… lexoni, dilni shëtitje ose thjesht flini në vend se të shihni tv për shumë orë.

Mos hani me rroba shtëpie – Shumë e kanë zakon të ndërrohen kur hyjnë në shtëpi dhe të veshin rroba të rehatshme. Në fakt studimet kanë treguar se hamë më shumë kur jemi me rroba shtëpie, pasi zakonisht ato janë më të gjera. Ndoshta, është mirë të zgjidhni në shtëpi të qëndroni me rroba pak më të ngushta, që janë të rehatshme, por prapë s’e lënë barkun tuaj të fryhet shumë.

Shtoni pak piper – Studimet e fundit tregojnë se kur konsumoni ushqime pikante, metabolizmi juaj përshpejton punën. Gjithashtu ka më pak rritje të qelizave yndyrore.

Pini verë – Për arsye që kërkuesit ende s’i kanë kuptuar, gratë që pinë një gotë verë në ditë janë më të dobëta se ato që s’pinë. Por sigurisht, kjo nuk do të thotë ta teproni, pasi mund të rezultojë e kundërta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *