Categories
Këshilla

Mos e hidhni lëkurën e këtyre frutave, kanë më vlera se vetë fruti!

Shumica prej nesh hedhim në kosh lëkurën e frutave pa e ditur se vetë lëkura përmban 3-4 herë më shumë fibra se vetë fruti brenda.

Lëkura përmban gjithashtu edhe antioksidantë dhe vitamina dhe është e varfër në kalori, yndyrna dhe sheqerna. Ato përmbajnë fibra të cilat janë të rëndësishme pasi largojnë toksinat nga trupi.

P.sh lëkura e portokallit përmban shumë më tepër vitamina C se lëngu, gjithashtu lëkura është e pasur më vitamina A, B si dhe minerale si zinku, kalciumi etj. Ato mund t’i përdorni në sallatra ose të shtoni pak lëkurë në përzierjen e lëngut të frutave.

Lëkura e bananeve rrit nivelet e serotoninës, e cila përmirëson gjendjen shpirtërore. Ëshë një burim i mirë kaliumi dhe mban fibra të tretshme. Lëkurën e bananes mund ta përdorni edhe recetat e kekut.

Lëkurat e shalqinit janë një tjetër burim I vitaminës C, B6 dhe citrulinës, një aminoacid që ndihmon në zgjerimin e enëve të gjàkut duke përmirësuar edhe qarkullimin e gjàkut. Hiqni lëkurën jeshile ndërsa lëkurën e bardhë futeni në mikser dhe shtrydheni bashkë me pjesën rozë të shalqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *