Categories
Këshilla

Po, është e mundur! Dobësohuni duke ngrënë makarona

Kur mendon për dietën dhe një mënyrë për të rënë në peshë, askujt nuk i shkon mendja te makaronat. Por ajo që nuk duhet harruar, është fakti se brumërat, tek të cilat përfshihen edhe makaronat, janë thelbësore për ekuilibrin e kalorive për të cilat ka nevojë organizmi ynë. Pra, duhet hedhur poshtë miti se makaronat të shëndoshin, pasi jo të gjitha llojet e bëjnë një efekt të tillë.

Teksa themi këtë, ndoshta mund t’u vijnë në mendje ato makaronat e bardha që gatuanim dikur, por edhe në këtë rast jeni të gabuar. Elemente të tjera që duhen marrë parasysh janë lloji i makaronave, koha e zierjes dhe salcat që zgjedhim të përdorim.

Duhet pasur parasysh se brumërat kanë shumë sheqerna në përbërje. Këto, nëse nuk shoqërohen me produkte shtesë, do të përthitheshin shumë shpejt nga organizmi, duke rritur vlerat e glicemisë. Ezultati konsiston në transformimin e sheqernave në yndyrna. Salcat apo asortimente të tjera shtesë që u shtojmë makaronave garantojnë një përthithje më të ngadaltë të karbohidrateve.

Kështu, nëse nuk heqim dot dorë nga makaronat dhe njëkohësisht duhet të mbajmë dietë, duhet të ndjekim një strategji të re. Makaronat e bëra me grurë të fortë janë ideale. Në supermarkete, ato i gjejmë me shënimin plotësues “pasta di semola di grano duro”.

Ndërsa përsa i përket kohës së zierjes, këshillohet ajo e shpejtë, pasi dihet se makaronat që nuk janë zier plotësisht, kanë një tregues glicemik më të ulët në krahasim me makaronat e ziera shumë. Pra, zgjidhni opsionin “al dente” (siç shprehen italianë), pasi tretja është më e ngadaltë dhe kjo jep ndjesinë e ngopjes, duke favorizuar mundësinë e rënies në peshë.

Ndërsa në lidhje me produktet që u shtohen për më shumë shije, bëni kujdes me yndyrnat. Zgjidhni vajin e ullirit në vend të gjalpit apo margarinës. Shmangni panën, mishin e grirë apo proshutën.

Gjithashtu, salca e përgatitur vetë, është ideale. Nëse nuk ju gjendet një e tillë, mjaftojnë disa lloje perimesh të grira që kalohen në tiganin me vaj ulliri dhe pjata është gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *