Categories
Shëndeti

Sa shumë të mira, mësoni si ndikon kajsia në organizmin tonë

Kajsia është një frut që ka ardhur nga Kina dhe ka kaluar nga perandoria persiane e më pas në Mesdhe. Këtu ato njohën edhe lulëzimin e tyre.

Vitamina A – Kajsitë janë një burim i madh i vitaminës A, që bën mirë për shikimin. Por vitamina A bën mirë edhe për sistemin imunitar, riprodhimin, lëkurën, dhëmbët dhe lëndët e buta kockore.

Ka dy lloj vitaminash A: ajo që gjendet tek mishi, peshku dhe produktet e mishit, si dhe provitamina A që gjendet tek frutat, perimet. Tipi më i njohur i provitaminës A në ushqime është betakaroteni.

Gratë rekomandohet të marrin 700 mikrogramë vitamin A çdo ditë, ndërsa burrat 900 mikrogramë. Një tas me copa kajsie përmbajnë 158 mikrogramë.

Kaliumi – Kajsia është një burim i mirë i kaliumit, një mineral dhe elektrolit që ndihmon në funksionimin e mirë të muskujve dhe ndihmon në rràhjét e zemrës.

Kaliumi gjithashtu ndihmonë në tretje dhe për të pasur kocka të forta. Marrja e sasive të nevojshme të kaliumit çdo ditë ndihmon në mbajtjen e një vlere normale të presionit të gjàkut dhe ul rrézikûn e një àtakû. Një i rritur duhet të konsumojë 4,7 gramë kalium në ditë. Një tas me copa kajsie përmban 427mg kalium.

Fibra – Kajsitë përmbajnë edhe një sasi domethënëse fibrash që ndihmojnë në ruajtjen e balancave të kolesterolit dhe glukozës në gjàk. Një tas me copa kajsie (përafërsisht 4 kokrra e gjysmë) ju siguron 79 kalori dhe 3,3 gramë fibra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *