Categories
Këshilla

Studimi kanadez: Çfarë do të thotë për organizmin kur kërkoni të hani mish?

Çfarë do të thotë: Të ndjesh në mënyrë të vazhdueshme nevojën për të ngrënë mish, mund të jetë një shenjë që trupit tuaj i duhet hekur, por me raste do të thotë edhe që keni mungesa të rezervave të zinkut në gjàk.

Mangësi të lehta të zinkut kanë filluar të jenë të zakonta tashmë në popullatë, pasi njerëzit tentojnë të jenë më pak konsumatorë të mishit krahasuar me dy dekada më parë. Ky mineral luan një rol të rëndësishëm në funksionet imunitare, prandaj nëse vuani nga mungesa të zinkut, keni më shumë shanse për t’u sémûrûr nga gripi ose ftohma.

Zinku luan gjithashtu një rol jetik në ndarjen qelizore dhe shëndetin e fytyrës, flokëve dhe thonjve. Ja pse është një arsye e mirë për të pjekur ca qofte në zgarë.

Provo: Mishi i kuq është burimi më i mirë, por provoni gjithashtu guackat e detit, thjerrëzat, spinaqin, farat e kungullit, djathrat e ndryshme dhe bukën prej miellit të pasitur.

Një studim i publikuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Kanadeze tregoi se rritja e nivelit të zinkut në gjak redukton në mënyrë të konsiderueshme kohëzgjatjen e simptómave të gripit dhe të të ftohtit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *