Categories
Këshilla

Bini nga pesha duke “lëpirë gishtat”, gjashtë receta për të humbur kilogramët e tepërta

Rënia nga pesha duhet të bëhet graduale dhe nuk duhet harruar se është mirë që gjithnjë të përdoren ushqime të freskëta dhe të stinës Janë të shumtë njerëzit që kanë dëshirë të bien nga pesha e megjithatë e kanë të vështirë. Shumë kufizohen në të ngrënë.

Megjithatë një gjë e tillë shpesh çon gatimthjesht në dobësim të muskujve dhe një rënie në peshë fiktive. Që një dietë të bëjë efektin e duhur ajo duhet patjetër të shoqërohet edhe me aktivitete fizike. Nuk flasim për sforcime të mëdha, por në një jetë ku gjithçka bëhet me makinë dhe me kompjuter, atëherë një ecje gjatë pasdites apo një vrap i lehtë, do të jenë tepër të vlefshme për trupin tuaj.

Më poshtë, mund të gjeni disa receta gatimi të mira nëse doni të bini nga pesha. Gjellë me mish viçi të njomë: 200 gram mish vici pa yndyrë, 20 gram gjalpë, 100 gram domate të qëruara, Një qepë.

Përgatitja: Vendosni qepën e grirë në një tenxhere me pak gjalpë, domatet e qëuara dhe disa lugë ujë. Bas disa minutash, shtoni mishin dhe përfundoni zierjen.

Tasqebap me sojë:  150 gram tasqebap soje i shoqëruar me domate dhe erëza (soja është një ushqim kundër kolesterolit). Qofte të vogla me gjizë pa yndyrë. 200 gram gjizë pa yndyrë . 300 gram panxhar ose spinaq të zier. Përgatitja: Përzieni përbërësit dhe formani me to qofte të vogla, aromatizojini me mendër ose spec dhe pasi i keni kaluar në peksimadhe, skuqni pa vaj.

Molusqe me hudhra dhe majdanoz: 500 gram molusqe me guaskë. Hudhër e freskët. Një lugë kafeje vaj ulliri. Majdanoz
Përgatitja: vendosini vongolat në tigan me hudhrën dhe majdanozin, që të hapen. Lërini në zjarr vetëm pesë minuta.
Kallamarë me verë të bardhë: 399 gram kallamarë. Një lugë vaj ulliri. Lëng limoni. 5 gram qepë. Një lugë verë të bardhë.

Përgatitja: Pastroni kallamarët, grini në feta të holla qepën dhe skuqeni me pak ujë. Shtoni kallamarët dhe lërini të ziejnë për pakminuta. Jepini shije dukei hedhur verë të bardhë dhe lëng limoni.

Peshk “San Pietro” në letër alumini: 200 gram pesh “San Pietro”. Një lugë vaj ulliri. Rozmarinë. Hudhër.
Përgatitja: pasi keni lyer peshkun me vaj ulliri e vendosni mbi letrën e aluminit. Spërkateni me rozmarinë, hudhër të grirë dhe pak majdanoz. Mbështilleni peshkun me letër alumini dhe lëreni në furrë për 15 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *