Categories
Dieta

Hidhini një sy dietës së Hollivudit, ky është fruti kryesor në menu

Shumë janë betuar se grejpfruti i ka ndihmuar të bien në peshë. Tani shkencëtarët kanë filluar t’u besojnë. Një studim ka treguar se pirja e lëngut të grejpfrutit kur ha ushqime me shumë yndyrë ul sasinë e peshës suaj.

Kërkimet gjithashtu sugjerojnë se grejpfruti mund të jetë po aq i mirë sa ilaçet për të mbajtur nën kontroll sasinë e sheqerit në gják, një mënyrë për të kontrolluar díábetin.

Eksperimentet u kryen tek minjtë, por kërkuesit thonë se rezultatet janë të sakta edhe për njerëzit. Profesor Jozef Napoli, i Universitetit të Kalifornisë, thotë: “Dëgjojmë shumë budallallëqe mbi ushqimin. Por këto rezultate, të bazuara në eksperimente, garantojnë studime të mëtejshme mbi mundësitë e mira shëndetësore të lëngut të grejpfrutit”.

Dieta e grejpfrutit, e quajtur edhe Dieta e Hollivudit, i ka fillimet e saj në vitin 1930 dhe ka shumë fansa, përfshirë këngëtare Kaili Minog. Ajo përfshin pasjen e grejpfrutit ose e lëngut të tij në çdo vakt.

Kërkuesit zbuluan se kur minjtë ushqeheshin me ushqime me yndyrna për tre muaj, atyre që u jepej lëng grejpfruti binin në peshë me 18% krahasuar me ata që u jepej vetëm ujë. Gjithashtu ata kishin nivel më të ulët sheqeri në gja pavarësisht se hanin të njëjtin numër kalorish dhe bënin ushtrime të njëjta me minjtë që pinin ujë.

Në fakt, lëngu i grejpfrutit ishte i mirë dhe për të kontrolluar insulinën njësoj me një nga iláçet e të sémuréve me diabet. Sidoqoftë, lëngu i frutit ka efekt në peshën e kafshëve kur ato hanë ushqime me yndyrna. Kërkuesit thonë se nuk e kuptonin se si grejpfruti ndikon në mosshtimin e peshës.

Dietologia Marieta Abraham thotë se është ende herët që njerëzit të provojnë dietat me grejpfrut. “Grejpfruti duhet të jetë pjesë e një diete të shëndetshme të balancuar, por nuk duhet të jetë pjesë qëndrore e dietës”, shprehet ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *