Categories
Këshilla

Keni probleme me kapsllëkun, dy metodat natyrale si mund ta shmangni

Konstipacioni (kapsllëku), është përcaktuar si situatë kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje), në javë. Në konstipacion materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe që dalin me vështirësi.

Shumë njerëz që kanë konstipacion kanë dhímbjé gjatë defekimit dhe shpeshherë kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Shumë njerëz mendojnë se kanë konstipacion në qoftë se nuk dalin jashtë çdo ditë. Gjithsesi, defekim normal mund jetë tre herë në ditë deri në tre herë në javë. Kjo varet nga personi.

1.Lëngu i spinaqit është shumë i efektshëm për rregullsinë e zorrës. Shtrydhni që të përftoni 100ml lëng spinaqi dhe vërini në 100ml ujë. Pijeni dy herë gjatë ditës, mëngjes dhe darkë.

2. Zieni fiq të freskët ose të thatë në 1 gotë qumësht dhe pijeni të ngrohtë duke ngrënë edhe fiqtë e zier. Është ideale edhe për qetësimin e dhimbjes së grykëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *