Categories
Këshilla

Konsumoni peshk, mësojeni si ndikon te trupi ynë!

Ngrënia rregullisht e peshkut ndihmon në të dëgjuarit mirë: nëse e hani dy ose më shumë herë në javë, rreziku për humbjen e Peshkdëgjimit ulet me 20%. Studimi u publikua në “American Journal of Clinical Nutrition” që përfshiu 65000 gra, shëndeti i të cilave u vëzhgua për rreth 18 vjet.

Studimi i drejtuar nga Sharon Curhan e Shkollës Mjekësore të Harvardit në Boston, tregoi se rritja e konsumit javor të peshkut ul rrezikun e humbjes së dëgjimit që rritet me rritjen e moshës.

Humbja e dëgjimit e lidhur me plakjen është një proces natyral dhe një proces fiziologjik. Rreth gjysma e personave të moshuar mbi 75 vjeç kanë një rënie të funksioneve dëgjuese.

Problemi i lidhur me plakjen e qelizave të veshit të brendshëm, që ka aftësi të ulëta rigjeneruese. Por sipas Curhanit, peshku, i pasur me yndyrna të mira (omega-3) mbron qarkullimin e vogël të gjákut në vesh dhe ndihmon organet që të kenë shëndet të mirë pavarësisht plakjes. Është e rëndësishme që të evitohet skuqjá e peshkut, e cila në fakt mund të çlirojë substanca kimike që bëjnë dëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *