Categories
Receta

Më mirë ta bëni në shtëpi, receta për gjalpin e kikirikut!

Gjalpi i kikirikut është një ushqim shumë i shëndetshëm dhe i shijshëm për ata që nuk kanë alergji ndaj kikirikave. Ai përmban yndyrna esenciale dhe të dobishmé për zemrën dhe trurin. Është një mënyrë e mirë për të shtuar proteinat në vaktet tuaja.

Por ai që tregtohet në treg mund të përmbajë yndyrna “trans” të shtuara artificialisht, të cilat janë të démshé për zemrën sepse rrisin kolestérolin. Përveç kësaj mund të përmbajë edhe shumë kripë që mund të rrisë tensionin arterial. Kur blini gjalpë kikiriku lexoni me kujdes etiketën edhe nëse thotë “natyral”!

Më e mira është ta përgatisni vetë. Është mjaft e thjeshtë, ju nevojiten vetëm: 1/2 kupa kikirika pa kripë, 2 lugë vaj ulliri, pak kripë  Piqini pak kikirikat dhe thjesht bluajini!

Vlera ushqyese: Në vetëm 35gr gjalpë kikiriku do të përfitoni në nevoja ditore: .Proteina 15%. Fibra bimore 15%. Vitamine E 20%. Jod 5%. Hekur 10%. Zink 10%. Triptofan 35%. Si dhe 210kalori!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *