Categories
Këshilla

Qumështi i freskët na mbron nga ínfeksionet!

Qumështi i freskët mbron fëmijët nga ínfeksíonet më të zakonshme: përmban ndoshta ndonjë përbërës “sekret mbrojtës” që humbet tek qumështi i përpunuar në temperatura të larta dhe në konservimin e gjatë.

Këtë e bën të ditur një studim i kryer nga ekspertët gjermanë të Universitetit “Ludëig-M aximilians” të Monakos. Bëhet fjalë për një studim pan-Evropian i drejtuar nga Erika von Mutius, profesor i alergologjisë pediatrike, sipas të cilit qumështi i freskët i mbron fëmijët e vegjël nga ínfeksíonet e frymëmarrjes, ethet apo ínfeksíonet e veshit.

Studimi u publikua në Revistën e alergjisë dhe ímunologjísë klinike dhe ka përfshirë 1000 nëna që banojnë në zona të ndryshme evropiane me shumë fëmijë, të rritur në kontakt me natyrën.

Për fëmijët që kur ishin të vegjël u bë vlerësimi i konsumit të tipeve të ndryshme të qumështit dhe rezultoi se qumështi i freskët ul rrezíkun e ínfeksíoneve të frymëmarrjes, ínfeksíonít të veshit të mesëm dhe gjendjeve me ethe; nuk është e njëjta gjë me qumështin e përpunuar me temperatura të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *