Categories
Receta

Receta: Mëngjesi përfekt për të rregulluar aparatin tretës

Ja një ide mëngjesi shumë e mirë për rregullsinë e aparatit tretës. Përbërësit: 4 mollë krokante, 1 kupë tërshërë, 4 kupa ujë, 1 lugë sheqer kaf.

1/2 lugë të vogël kanelle, 1 majë kripe, kos natyral. Përgatitja: Vini në tigan tërshërën të theket për 2-3 min. Shtojini ujin dhe 2 nga mollët, të grira. Ziejini duke i përzier vazhdimisht.

Pasi të kenë zier, shtojini kanellën, sheqerin, kripën dhe dy mollët e tjera. Vazhdoni t’i gatuani sa të zbuten mollët, rreth 10-15 minuta akoma. E ndani në 4 porcione dhe sa të ftohet e shërbeni me 2 lugë kos përsipër!

Gjimonë ju kujtojmë që nuk duhet të hiqni dorë nga mëngjesi, është padyshim një nga vaktet më të rëndësishëm të ditës. Mëngjesi vlen për të nisur ditën mirë dhe me energji.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *