Categories
Këshilla

Reduktoni fryerjen e barkut me 5 vakte brenda një dite

Fryrja e stomakut është një enjtje me dhímbje në zonën e barkut, e cila mund të shkaktohet kur hani diçka me të cilën nuk pajtohet trupi.

Metodat për trajtimin e këtij fenomeni fillojnë nga konsumimi i ushqimeve të caktuara e deri te konsumimi i shumtë i ujit. Ju sugjeroj të konsumoni 5 vakte tipike për të hequr këtë problem:

Mëngjes – Kos me dithëra dhe 1 filxhan manaferra ose 2 vezë të ziera dhe 1 filxhan manaferra

Mes mëngjesit dhe drekës – 1 grusht arra dhe 1 portokalli ose disa shkopinj selino dhe 2 lugë çaji gjalpë kikiriku

Drekë – Sallatë: 2 gota të mëdha me perime, 1 kastravec, 2 domate, 2 karrota të vogla, 1 avokado, 1 vezë të zierë, një lugë çaji fara (luledielli, kungull ), vaj, limon, uthull

Vakt për pasdite – 200 ml kos me kanellë ose një filxhan me copa kastraveci dhe kopër të freskët, të kombinuara me dy lugë kos.

Darkë – Peshk i pjekur, spinaq i gatuar me vaj ulliri dhe hudhër, perime të pjekura (patate, karrota, panxhar)

Konsultohuni me mjekun për të vërtetuar që këto produkte nuk ju bëjnë reaksíon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *