Categories
Shëndeti

“Coca-Cola më ka shtuar jetën”, 104-vjeçarja del kundër ekspertëve

Një 104-vjeçare amerikane është betuar se sekrėti i saj i jetëgjatësisë është konsumimi i coca-cola dietike çdo ditë.

Theresa Rowley, nga Miçigani, kurrë nuk e besonte se do të jetonte për kaq shumë vite, por ja ku është, po aq e mbajtur sa ishte edhe 50 vjeç.

E moshuara, e cila jeton në azil, tregon se ka konsumuar pothuajse çdo ditë një kanaçe me pije të gazuar në ditë. “E pi sepse më pëlqen”, ka treguar ajo.

Coca-cola dietike është prodhuar për herë të parë në vitin 1982 në Amerikë – kur znj. Rowley ka qenë 68 vjeç. Megjithatë, shkencëtarët nuk bien dakord që kjo pije e ka ndihmuar gruan të jetojë edhe për 36 vite të tjera – studime të ndryshime i kanë lidhur pijet e gazuara dietike me obezítetin, díabetin, godítjen në tru dhe demen cën.

Paralajmërime në lidhje me pijet dietike

Pijet dietike mund të shkaktojnë shtim në peshë dhe diabet edhe kur janë të ulëta në kalori. Nëse një pije me pak kalori është e ëmbël po aq sa versioni normal, mospërputhja shkakton një çrregullím të metabolizmit.

Sa më e ëmbël të jetë një ushqim, aq më shumë kalori përmban. Për më tepër, të rriturit që konsumojnë të paktën 1 pije dietike në ditë janë 3 herë më të rrezíkuar të vuajnë nga godítja në tru dhe demen.ca, sugjerojnë ekspertët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *