Categories
Këshilla

Konsumimi i përditshëm i frutave mban larg stresin!

Frutat mund të ndihmojnë në largimin e depresionit. Kjo konfirmohet nga një studim australian i publikuar te “European Journal of Clinical Nutrition”. Rreth 6 mijë gra në moshë të mesme janë ndjekur për 6 vjet dhe është vënë re se ato të cilat konsumonin të paktën 2 racione fruta në ditë, kishin më pak lekura frutamundësi (14%-18% më pak) të prekeshin nga simptomat e depreisonit në krahasim me ato që nuk konsumonin fruta. Ndërsa për perimet nuk është thënë asgjë.

“Kur fillon të bësh kërkime në këtë fushë më shumë theksi vihet në rolin pozitiv që luajnë frutat në shëndetin e njerëzve që i konsumojnë ato dhe anashkalohen të mirat që vijnë nga përdorimi i perimeve. Ka mundësi që në fakt frutat dhe perimet ndërveprojnë: kanë efekt shumë më të mirë kur konsumohen të dyja.

Sipas një studimi të kryer nga kanadezët, dilet në përfundimin se 10.000 njerëz të cilët i janë nënshtruar një diete të pasur me fruta dhe perime janë më pak të ekspozuar ndaj sémundjéve nervore.

Sasia e antioksidantëve që prodhohen, si karotenoidi dhe flavonoidi, me të cilat janë të pasura këto ushqime, mund të ulin efektin e dëmshëm të stresit në sistemin nervor qendror. Përveç stresit janë edhe neurotransmetuesit, të cilët ndikojnë në humorin apo dhe në stimulimin e anës depresive tek njerëzit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *