Categories
Këshilla

Mos i neglizhoni: Konsumoni të brendshme sepse janë shumë të mira!

Shijuesit modernë, adhurues të zarzavateve jashtë stine e të djathërave tmerrohen teksa lexojnë për mëlçinë, trurin, plëndësin etj. Por, nëse kafshët prej të cilave janë marrë të brendshmet, rriten në mënyrë të shëndetshme e të kontrolluar, ato kanë një vlerë shumë të lartë ushqyese. Le t’i shikojmë me radhë:

Mëlçia: Produkti më i pasur me vitaminën A: 100 gram mëlçi viçi përmban 27.000 U.I. vitaminë A kundrejt 2000 U.I. të karotës, e njohur si mbartëse e kësaj vitamine. Meqenëse nuk është e lehtë të gjendet vitamina A në ushqimin e çrregullt të fëmijëve tanë, mjafton vetëm një racion mëlçie “alla venciana” në muaj pët t’u dhënë atyre dozën e duhur të vitaminës A. Mëlçia është edhe e pasur me hekur, me vitamina të grupit B e me zink. Dëmi i vetëm për mëlçinë është prania e kolesterolit.

Truri: Shumë i shijshëm është truri i qengjit, i pasur me fosfolipide, yndyrna të dobishme për zhvillimin e sistemit tonë nervor, i rekomandueshëm për fëmijët nga nëntë muaj e lart.
Zemra: E pasur me proteina, hekur, zink.
Gjuha: E trajtuar me kripë e erëza përveçse e shijshme, është burim vitaminash të grupit B.

Plëndësi: Shumë njerëz mendojnë se plëndësi është një produkt hiperkalorik dhe i vështirë në tretje. Është mendim i gabuar, pasi pjesët anatomike që përdoren janë organe që përmbajnë një dozë të mirë proteinash dhe shumë pak yndyrna. Unë e përdor shumë plëndësin në dietat e dobësimit; në fakt 60 gram djathë kanë të njëjtat kalori me dyqind gram plëndës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *