Categories
Shëndeti

Një avokado në ditë me patjetër, eliminoni këtë sémundjé

Një avokado në ditë mund të ndihmojë në përmirësimin e niveleve të kolesterolit të keq. Dieta e avokados gjithashtu përmirëson problemet e lidhura me sémundjét e zemrés, edhe kur njerëzit janë mbipeshë.

Në studimin e kryer morën pjesë 45 pacientë të shëndetshëm, mbipeshë dhe obezë të moshave 21-70 vjet, të cilët iu nënshtruan tre lloj dietave për uljen e koléstérolit.

Për studimin, kërkuesit përdorën avokadot me lëkurë jeshile. Për dy javë para fillimit të studimit, pjesëmarrësit konsumuan një dietë amerikane (me 34% kalori, 51% karbohidrate dhe 16% proteina) dhe më pas filluan të përdornin një dietë ushqimore për të ulur kolésterolin.

Tre grupet iu nënshtruan dietave: e para me pak yndyrna, pa avokado; e dyta me yndyrna të moderuara, pa avokado; e treta me yndyrna të moderuara dhe një avokado në ditë.

Rezultoi se dieta me avokado ishte më e efektshme në uljen e niveleve të kolésterolit. Studimi u publikua në “Journal of the American Heart Association”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *