Categories
Këshilla

Programi perfekt dhe i detajuar i ditës, ndiqni rregullat e mëposhtme

Vendimi për të rënë nga pesha është një udhëtim me plot vendime që merren në çdo orë të ditës. Sepse çdo orë është një mundësi që të çon më pranë synimit tënd. Më poshtë keni disa udhëzime për ngrënien në çdo orë, në mënyrë që të ndiheni më mirë kur ju vjen koha për gjumë.

Ora 06:00 / Pasi të zgjoheni, pini një gotë ujë, pasi kjo do t’ju ndihmojë për të riaktivizuar metabolizmin. Hani një vakt të lehtë, i cili të ketë në përmbajtje karbohidrate dhe pak proteina, hani një gjysmë banane dhe disa bajame.

Dhe, nëse keni kohë, bëni disa ushtrime të thjeshta. Kjo do t’ju ndihmojnë në mbajtjen e metabolizmit aktiv dhe në djégién e kalorive që do të merrni gjatë ditës.

Ora 07:00: Bëni disa zgjatje ndërsa bëni dush. Hani mëngjes të pasur me proteina dhe fibra (të paktën 10 gram nga secila) pasi keni gjithë ditën para për t’i tretur ato.

Ora 08:00: Përgatisni drekën, e cila duhet të ketë fibra, pak proteina, perime të freskëta, si dhe fruta në vend të ëmbëlsirës.
Ora 09:00: Mbushni një shishe ose një gotë ujë kur mbërrini në punë dhe pijeni gjatë paradites. Të qëndruarit të hidraduar redukton urinë.

Ora 10:00: Pushoni pak dhe hani diçka të lehtë, vetëm kujdes! Nuk duhet të kaloni 150 kalori.
Ora 11:00: Mbani shënim çfarë dhe sa keni ngrënë gjatë ditës, si dhe ushtrimet që keni bërë, pasi kjo do t’ju japë një ide se sa kalori keni marrë dhe sa duhet të merni akoma. Të shikoni ndryshimin që keni pësuar nga java në javë do t’ju rrisë motivimin për të vazhduar këtë dietë të shëndetshme.

Ora 12:00: Dilni për një shëtitje të shkurtër me një koleg pune, përdorni biçikletën për të bërë ndonjë punë ose bëni disa ushtrime të lehta (nën tavolinë), pasi çdo tentativë për të qëndruar në lëvizje është më e dobishme se sa të rrini ulur në një vend.

Ora 13:00: Shijoni drekën që përgatitët në shtëpi dhe sigurisht pini sa më shumë ujë.
Ora 14:00: Nëse mundeni, takimin e pasdites bëjeni duke ecur. S’ka rëndësi nëse po flisni në telefon apo po takoni dikë, e ecura duke folur ju ndihmon të mendoni më kthjellët teksa dígjní kalori. Të njëjtat përfitime mund të keni nëse i kërkoni një kolegu të bëni një ecejake të shkurtër në ajër të pastër.

Ora 15:00: Konsumoni diçka të ëmbël, por nuk duhet të përmbajë më shumë se 150 kalori.
Ora 16:00: Pini çaj jeshil, pasi kafeina e tij do t’ju bëjë të ndiheni më të gjallë, gjithashtu do të ndikojnë në mirëfunksionimin e metabolizmit.

Ora 17:00: Përpiquni të ktheheni në shtëpi duke përdorur biçikletën ose duke ecur, pasi jo vetëm do të dígjní kalori, por do të ulni nivelin e stresit të grumbulluar gjatë një dite të lodhshme të punës. Dhe siç e dini, stresi mund të nxisë mbingrënien.

Ora 18:00: Përgatitja e një darke të lehtë, të pasur me perime dhe pak proteina (deri në 300 kalori) do të ishte një zgjedhje shumë e mirë. Pasi të keni përfunduar ngrënien e darkës, pastroni tavolinën dhe gjithçka që mbetet futeni në frigorifer që të shmangni një ngrënie të dytë.

Ora 19:00: Lani dhëmbët dhe ndërkohë bëni 2 minuta ushtrime për këmbët dhe vithet.
Ora 20:00: Nëse ju pëlqen të shihni televizor, bëni edhe disa ushtrime force në kohën e reklamave.
Ora 21:00: Bëhuni gati për ditën e nesërme, vishni pizhamat dhe bëni pak joga për të stimuluar gjumin.
Ora 22:00: Flini mjaftueshëm, pasi një gjumë i mirë ju ndihmon në humbjen e peshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *