Categories
Këshilla

Mënyra e duhur për të rënë na pesha, thyerja e miteve absurde

Për të humbur peshë në një formë të shëndetshme, është e rëndësishme të dimë se cilat nga rregullat e humbjes së kileve janë mite dhe cilat të vërteta.

Të hani mëngjes të bollshëm – E gabuar! Një studim i fundit ka konfirmuar se ngrënia ose jo e mëngjesit nuk përbën rëndësi në humbjen e peshës. Çdo njeri është i ndryshëm, ju mund të jeni një njeri që zgjohet herët ose dikush që zgjohet vonë, kështu që nuk është për t’u habitur që nevojat dhe dëshirat tuaja për të ngrënë mëngjes të jenë të ndryshme. Ndaj dëgjojeni trupin tuaj kur është fjala për të ngrënë: nëse po hani përbërësit e duhur, trupi do t’ju thotë kur është i ngopur.

Hani ushqime të varfra në yndyrë për të rënë në peshë – E gabuar! Në bazë të dëshmive të marra del se fakti që yndyra është e dèmshme për trupin dhe shëndetin është thjesht mit, edhe pse kjo ka qenë teoria e profesionistëve të shëndetit për dekada me radhë.

Ne inkurajohemi që të përdorim shumë te karbohidratet dhe të gjithë shkojmë tek buka, makaronat dhe orizi, që në fakt mund të na bëjnë më shumë dèm sesa mirë. Yndyrnat e marra në sasi të ekuilibruar janë thelbësore për shëndetin e trupit dhe trurit tonë: e dini që 60% e trurit është yndyrë? Duhet të keni parasysh se çdo ndryshim që bëni në mënyrën e të ushqyerit, duhet të jetë i qëndrueshëm, përndryshe nuk do të ketë rezultat.

Mos hani mes vakteve – E vërtetë! Shpesh dëgjojmë të thuhet se të hahet pak dhe shpesh ndihmon për të djègur më shumë kalori, por nëse rrini pa ngrënë ushqim për disa orë, do të kuptoni se nuk na hahet nga uria, por nga zakoni.

Hulumtimet e fundit mbështeten në këtë pikëpamje: një studim ka gjetur fakte se gratë të cilat hanin 2 ose 5 vakte me të njëjtën përmbajtje në kalori nuk kishin ndryshim në sasinë e energjisë të djègur. Ngrënia e ushqimit shpeshherë gjatë ditës mund të prodhojë shenja inflamacioni, pra gjyshet tona kanë pasur të drejtë kur vazhdimisht na thonin “mos hani para buke”.

Ushtrimet gjimnastikore nuk ju ndihmojnë të humbni peshë – E gabuar! Ushtrimet gjimnastikore na ndihmojnë në ndërtimin e muskujve si dhe në djègièn e shumë energjive në afat më të shkurtër. Duke filluar nga mosha 30 vjeç, çdo dekadë ne humbim rreth 5% të muskujve tanë dhe ndaj rënia në peshë bëhet edhe më e vështirë pas kësaj moshe.

Bëni gjumë të mirë që të dobësoheni – E vërtetë! Ka shumë studime që tregojnë se privimi nga gjumi na bën të ndihemi më të fryrë. Një gjumë i mirë është i shëndetshëm për trupin dhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në humbjen e peshës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *