Categories
Këshilla

Pija magjike me kosto “zero” që ju ndihmon të bini në peshë!

Ka shumë njerëz që pinë ujë të ngrohtë me limon si një mënyrë e mirë për të humbur peshë. Por kjo teori duket shumë e bukur për të qenë e vërtetë.

“Uji i ngrohtë me limon në vetvete nuk shkakton ndonjë humbje peshe aktuale”, thotë Alisa Rumsei, zëdhënëse e Akademisë së të Ushqyerit dhe Dietologjisë. Megjithatë, nëse kjo pije zëvendëson një pije tjetër me shumë kalori, si kafen me sheqer ose lëngun e frutave, atëherë mund të ndikojë në rënien e peshës.

Pirja e ujit, qoftë i ngrohtë apo i ftohte, me apo pa limon, e gjallëron metabolizmin tuaj. “Të qenët të hidratuar është shumë e rëndësishme, pasi nxit metabolizmin”, thotë Rumsi. “Për ata që nuk kanë shumë dëshirë të pinë ujë, përzierja e tij me pak limon mund t’i ndihmojë”.

Pirja e ujit me limon mund të ulë fryrjet e barkut. Gjithsesi nëse keni fryrje shumë shpesh, atëherë është mirë të gjeni se çfarë e shkakton dhe të punoni në zakonet e këqija të të ngrënit, si: ngrënia shumë shpejt, përdorimi i pijeve të gazuara, përdorimi i shumtë i kripës apo i ushqimeve me shumë sheqer. Nëse keni probleme me urthin, nuk këshillohet të përdoret uji me limon, pasi mund të përkeqësojë gjendjen tuaj.

Refreshing Ice Cold Water with Lemon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *