Categories
Këshilla

Ushqimet më të mira që ju ndihmojnë të humbisni peshë!

Ka shumë ushqime që ndihmojnë në djègièn e kalorive dhe humbjen e peshës, por jo gjithmonë shija e tyre hyn në preferencat tona. Ja disa ushqime shumë të shijshme dhe njëkohësisht me përfitime shëndetësore të mahnitshme.

Provoni të shtoni disa prej tyre në dietën tuaj javore dhe sigurisht t’i kombinoni ato me ushtrime gjimnastikore. Në këtë mënyrë mund të digjni kalori dhe njëkohësisht të përmirësoni shëndetin.

Qitro – Përshpejton tretjen në metabolizmin tuaj. Qitro është një frut i pasur me fibra dhe ndihmon në stabilizimin e nivelit të glukozës në gjak. Qitron mund ta shtoni në sallatë ose ta pini në formë lëngu.

Selinoja – Sekreti i selinosë është shumë i thjeshtë: ajo përmban pak kalori dhe djèg më shumë nga sa hani. Selinoja kryesisht përbëhet nga uji dhe kjo është arsyeja pse përdoret si një dietë e ekuilibruar.

Ajo që duhet të dini për selinonë, është se nuk këshillohet të përdoret vetëm, pasi nuk do të merrni mineralet e nevojshme ushqimore, kështu që mund të përdoret e kombinuar me ushqime të tjera.

Drithërat -Studimet tregojnë se drithërat janë të shëndetshme dhe ulin rrèzikun e prekjes nga sèmundjèt kronike. Drithërat janë të pasura me minerale, karbohidrate, vitamina dhe nuk përmbajnë yndyrë. Ato marrin shumë kohë për t’u tretur kështu që nuk do të ndjeni uri për një periudhe të gjatë kohe.

Çaji jeshil – Nëse ende nuk keni zbuluar se çaji jeshil është një përforcues i metabolizmit, është koha ta bëni atë! Kjo pije aziatike ekzotike për disa është një ritual i zakonshëm, pa harruar vetitë e shëndetshme që ka.

Është i pasur me antioksidantë, vë në lëvizje metabolizmin dhe ndihmon të humbisni peshë. Thjesht pini një filxhan çaji jeshil në ditë dhe i bëni një favor të madh trupit tuaj.

Avokado – Avokado ka përfitime të shumta shëndetësore, redukton nivelin e kolèsterolit, shëron plagèt, zvogëlon rrèzîkun e sèmundjève të zemrës dhe godîtjèvè në tru. Është gjithashtu i mirë për sytë dhe flokët.

Ju mund të hani një gjysmë avokado me domate dhe kripë si një mëngjes të shëndetshëm. Disa mënyra të tjera për ta kombinuar atë është nëse e hani me spinaq dhe sallatë jeshile ose me kanellë dhe qumësht kokosi.

Erëzat – Ushqimi me erëza i përket grupit të ushqimeve që ndihmojnë për të djègur kalori më shpejt. Erëzat nuk përmbajnë kalori. Piperi i kuq është një nga erëzat që mund ta përdorni shpesh, por duhet të siguroheni të lexoni listën e përmbajtjes para se ta shtoni atë në pjatën tuaj.

Kafe – Askush nuk mund ta imagjinojë fillimin e ditës pa një filxhan kafe. Të gjithë e dimë që shkak për këtë është kafeina, e cila na ndihmon të ndihemi të gjallë dhe vigjilent. Si pasojë e sasisë të kafeinës gjaku merr më shumë oksigjen dhe digjen më shumë kalori. Nëse mundoheni të zëvendësoni sheqerin me pak kanellë, do të jetë një zgjedhje shumë e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *