Categories
Lajme

Vetitë fantastike të karrotës, duhet ta përdorni me patjetër!

Me origjinë nga Afganistani, karrota përbën burimin më të mirë të vitaminës A, e cila lidhet me shikimin dhe me imunitetin e karrotaorganizmit tonë.

Karrotat përmbajnë minerale që ushqejnë kockat tona, aparatin tretës dhe lehtësojnë qarkullimin e gjakut. Përmbajnë gjithashtu kalcium, magnez dhe fosfor duke kontribuar në mirëqënien e sistemit nervor!

Këshillë: konsumojini të fresëkta ose të ziera pak, të shoqëruara me ushqime që kanë përmbajtje yndyrnash, si p.sh. djathë, kos, etj. Prania e acideve lyrore bën të mundur përthithjen e karotenoideve.

Kujdes: nëse e teproni me konsumin e karrotave, do të shihni ngjyrën e pëllëmbëve të duarve t’ju kthehet në portokalli. Kjo është shenjë e hiperkarotenemisë dhe korrigjohet duke reduktuar konsumin e përditshëm të karrotave.

Ide gatimi: Mund të krijoni një sallatë me karrota të prera në formë fletësh të holla, stafidhe, kasius dhe majonezë të bërë në shtëpi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *