Categories
Dieta Shëndeti

6 ushqimet që dietologët nuk i konsumojnë kurrë

Në përgjithësi, kur bëhet fjalë për të ngrënë dhe pirë, dietologët gjithmonë sugjerojnë “gjithçka me moderim”. Megjithatë, janë disa gjëra që do të ishte më mirë t’i shmangnit fare.

Dietologët kanë zbuluar disa nga ushqimet ose pijet që nuk i konsumojnë asnjëherë.

Hot Dog – “Një ushqim që nuk e imagjinoj veten duke ngrënë është hot dog-u. Nuk ka rëndësi nëse janë bërë me mish pule, viçi apo derri, hot dog-ët përgatiten me mish tepër të përpunuar, përmbajnë shumë kripë dhe shpesh kanë në përmbajtje nitrate të cilat mund të shkaktojnë kan.cerin. Prandaj unë mendoj se hot dog-ët janë një nga ushqimet më të pashëndetshme”, thotë dietologia Karen Ansel.

Yndyra te gjalpi i kikirikut – lloji më i shëndetshëm për zemrën, është përbërësi më i mirë tek ky lloj gjalpi. Por, shumë fabrika e heqin yndyrën nga gjalpi i kikirikut dhe e zëvendësojnë atë me forma të ndryshme të sheqerit si dhe përbërës të tjerë të padëshirueshëm. Prandaj, gjalpi i kikirikut me pak yndyra ka më shumë përmbajtje në sheqer dhe karbohidrate. Unë zgjedh më mirë versionin e zakonshëm të gjalpit të kikirikut, të përgatitur me vetëm 2 përbërës: gjalp kikiriku dhe kripë”, – dietologia Rachel Meltzer Warren.

Pijet e gazuara – “Gjatë gjithë jetës sime e kam shmangur konsumimin e rregullt të pijeve të gazuara. Mendoj se janë vetëm kalori boshe, duke qenë se përmban vetëm sheqer dhe asnjë lëndë ushqyese. Pijet e gazuara me sheqer janë vetëm kalori të shtuara që nuk mund t’i përdor në asnjë vend dhe as nuk ju ngopin”, – dietologia Kim Larson.

Margarina – “Jam padyshim dakord me thënien ‘të gjitha ushqimet mund të përfshihen në një dietë të shëndetshme’, megjithatë i vetmi ushqim që shmang është margarina. Pikë së pari, më pëlqen gjalpi, megjithatë e përdor atë me masë; zakonisht vetëm disa lugë gjelle në javë. Përdor gjithashtu vajin e ullirit për të gatuar, prandaj nuk ka vend për margarinën në dietën time.

Nëse përdorni shumë gjalp gjatë ditës dhe keni probleme me menaxhimin e peshës, kolesterolin e lartë ose tensionin e lartë të gjakut, heqja dorë nga margarina mund të jetë ide e mirë”, – dietologu Andrea Goergen.

Mish i kuq – “I rekomandoj të gjithë që të shmangin mishin e kuq për disa arsye. Së pari, përbërësi Trimethylamine N-Oxide (i cili prodhohet nga përpunimi i një përbërësi që gjendet te mishi i kuq, i quajtur L-carnitine), është lidhur me inflamacionin, aterosklerozën dhe rritjen e rrezíkut për at.ak në zemër dhe godítje në tru. Gjithashtu, kur gatuhet mishi i kuq, formohen disa substanca kimíke që mendohet se mund të shkaktojnë sëm.undje kronike dhe inflamacion.

Qumështi i pasterizuar – Qumështi që nuk është pasterizuar mund të ketë baktere të dëm.shme, si Salmonela, E. Coli dhe Listeria, që mund të shkaktojnë hel.mim. Disa persona, si të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar janë edhe më të rrezíkuar nga efektet negatíve të këtyre baktereve.

(Blertina Koka)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *