Categories
Këshilla

Çfarë ndodh me mëlçinë, nëse pini dy filxhanë kafe në ditë

Disa shkencëtarë amerikanë janë të mendimit se pirja e dy filxhanëve me kafe në ditë ul rrez.ikun e prekjes së mëlçisë nga Hepatiti C.

Sipas tyre, kafeja përmban 100 përbërës aktivë përfshirë antioksidantët, polifenolët dhe kafeinën. Kjo e fundit luan një rol kryesor edhe për uljen e mundshmërisë së shfaqjes së kan.cerit të mëlçisë.

Një studim i vitit 2005, i publikuar në Revistën Ndërkombëtare Të Tumorëve nxorri në pah se sasia e kafesë ka lidhje të drejtpërdrejtë me uljen e gjasave të shfaqjes së sëm.undjeve të mëlçisë.

Nga ana tjetër, kafeja luan një rol të fortë parandalues kundër hepatitit C, një sëm.undje ngjitëse që prek mëlçinë. Plot 150 milionë njerëz në botë vuajnë prej saj, sipas Organizatës Botërore Të Shëndetësisë.

Shumë studime të kryera në vitet 2009 dhe 2011 treguan se kafeina ka një rol mbrojtës të mëlçisë kundër shumë sëm.undjeve kronike. Sipas tyre, progresi i tyre ngadalësohet falë konsumit të dy ose tre filxhanëve me kafe në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *