Categories
Lajme

Hiq dorë nga gjalpi i supermarketit! Receta për ta bërë vetë në shtëpi…

Nëse keni të paktën disa orë në ditë lirë në shtëpi, përtej 8 orëve të punës, ky është lajm i mirë, sepse mund t’i përkushtoheni një gjëje shumë të rëndësishme: gatimit.

Sot më lejoni të flas për gjalpin, sepse dua të theksoj se ai që shitet në dyqan bëhet nga qumështi i paste.rizuar dhe nuk ka vlera të mjaftueshme ushqyese për ju dhe fëmijët tuaj. Nëse ju e bëni vetë gjalpin tuaj, pra krejtësisht organik, do të merrni një produkt 100% të shëndetshëm, plot me vitamina dhe minerale.

Nuk është aq e vështirë sa duket. Gjalpi është i pasur me vitaminë A, e cila ju duhet për shëndetin e syve, indeve, membranave, dhëmbëve dhe lëkurës. Vitamina A është pjesë e transkriptimit të gjeneve.

Ju duhen 2 filxhanë me pana organike (450 ml) dhe 1 lugë çaji kripë deti. Punojeni panën organike duke përdorur një mikser ushqimor për 10 minuta. Ajo do të ndahet në dy komponentë kryesorë: gjalpin dhe dhallën. Kullojeni dhallën me një kullesë. Shpëlani gjalpin me ujë të ftohtë të rrjedhshëm. Bëjeni këtë derisa uji të bëhet më i qartë.

Shtrydheni gjalpin në mënyrë që të hiqni çdo pjesë të lëngshme. Me një lugë druri, transferojeni gjalpin në një kavanoz dhe ruajeni atë në frigorifer. Mund ta përdorni brenda dy muajve.

Do të bëni gjënë më të mirë, nëse filloni të përgatisni vetë ushqime kaq të rëndësishme për jetën e fëmijëve tuaj. Sigurisht, edhe të vetes suaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *