Categories
Lajme

Historia e tasit prej druri: Mos harro se një ditë edhe ti do plakesh

Një i moshuar shkoi të jetonte me djalin, nusen dhe nipin e tij të vogël. Kushtet shëndetësore të plakut nuk ishin të mira. Duart i dridheshin, shikimin e kishte të dobët dhe hapin shumë të lëkundur.

Familja hante darkë e bashkuar në tavolinë, por duart e plakut që i dridheshin dhe shikimi i tij shumë i pakët bënin që ushqimi t’i binte nga luga në dysheme. Kur pinte qumësht, pikonte në mbulesën e tavolinës. Të dy, i biri dhe gruaja e tij, u rrituan nga kjo rrëmujë që ai bënte. “Duhet të bëjmë diçka me të. Mjaft më me këtë ngrënie të zhurmshme dhe këtë ushqim të derdhur gjithandej”.

Që tani e tutje, gjyshi hante i vetëm në dhomën e tij, ndërsa pjesa tjetër e familjes shijonte ushqimin në tavolinë. Ushqimin ia jepnin në tas druri, pasi kishte thyer disa pjata. Sytë iu mbushën me lot, kur pjesa tjetër e familjes e shikonin prej andej, teksa ai hante i vetëm në tasin e drurit. Djali i vogël 5-vjeçar vështronte gjithçka në heshtje.

Një mbrëmje, vogëlushi po luante me disa mbetje druri. I ati e vuri re dhe e pyeti ëmbëlsisht “Çfarë po bën bir?” Po aq ëmbëlsisht, djali iu përgjigj, “Oh, po bëj një tas druri për ty dhe mamin të hani ushqimin tuaj kur të rritem unë.” Vogëlushi 5-vjeçar qeshi dhe iu kthye punës.

Kjo përgjigje i goditi prindërit dhe mbetën pa fjalë. Filluan t’i rridhnin lot mbi faqe. Edhe pse pa thënë asnjë fjalë, të dy e dinin se çfarë duhet të bënin.

Po atë natë burri mori babanë e tij për dore dhe me delikatesë e uli në tavolinën e tyre për darkë. Plaku shijoi darkën në tavolinë, i bashkuar me pjesën tjetër të familjes në jetën që i kishte mbetur. Dhe për çudi, as burri dhe as gruaja nuk po e vrisnin më mendjen kur binte piruni, derdhej qumështi, apo të bëhej pis mbulesa e tavolinës.

Djali u dha një mësim. Mos bëj atë gjë, që nuk do që fëmija yt ta bëjë me ty. Respekto të moshuarit, sepse edhe ti kur ishe i vogël nuk ushqeheshe dot vetë dhe nuk ecje pa ndihmën e prindërve. Ata të mësuan dhe të rritën.

(Lev Nikolayevich Tolstoy)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *