Categories
Lajme

Kemi harruar pse jetojmë, historia e vazos është leksioni më frymëzues

Me siguri që shumë prej jush e kanë lexuar diku këtë histori. Do të gëzohesha nëse është kështu, sepse është një shkrim shumë motivues dhe domethënës. Ju sugjeroj t’ua lexoni fëmijë tuaj apo një njeriu të rëndësishëm në jetën tuaj.

Profesori i filozofisë, pa thënë asnjë fjalë, merr një vazo të madhe bosh dhe vazhdon duke e mbushur ate me topa golfi. Më pas, pyet studentët se a është vazoja plot. Studentët janë dakort dhe thonë “po”.

Ateherë profesori merr një kuti me toptha qelqi dhe i hedh brenda vazos. Topthat e qelqit mbushin hapësirat boshe nga topat e golfit. Më pas, profesori i pyet sërish studentët nëse vazoja është plot dhe ata përgjigjen sërish “po”.

Profesori merr një kuti me rërë dhe e hedh brenda vazos. Pa dyshim rëra që mbush hapësirat boshe dhe profesori pyet nëse vazoja është plot. Këtë herë studentët përgjigjen njezëri “poooo”. U bindën, por sërish befasohen.

Profesori, me shpejtësi, i hedh një filxhan kafe vazos dhe, besoj e prisni, hapësirat e lëna bosh nga rëra mbushen akoma edhe më mirë. Studentët nisin të qeshin nga ky rast…

Kur e qeshura mbaron, profesori thotë: “Dua të kuptoni se kjo vazo përfaqeson jetën; topat e golfit janë gjërat e rendësishme si familja, fëmijët, shëndeti, miqtë, dashuria, pra gjërat që na pëlqejnë. Janë gjëra që, edhe sikur të humbisnim gjithçka dhe të na mbesnin vetëm ato, jetët tona do të ishin ende plot”.

“Topthat e qelqit janë gjërat e tjera që na interesojnë, si: puna, shtëpia, makina, etj. Rëra është gjithçka tjetër: gjërat e vogla. Nëse para së gjithash do të vendosnim rërë në vazo, nuk do të kishte vend as për topat e golfit, as të qelqit. E njëjta gjë ndodh me jetën. Nëse harxhojmë gjithë kohën dhe energjitë tona për gjërat e vogla, nuk do të kemi më hapësirë për gjërat vërtet të rëndësishme”.

“Bëj kujdes me gjërat që janë thebësore për jetën tënde: luaj me fëmijët e tu, gjej kohë për të shkuar te mjeku, bëji një surprizë të bukur nënës, praktiko sportin tënd të preferuar. Do të ketë gjithmonë kohë për të pastruar shtepinë, për të prerë barin, për të rregulluar gjërat e vogla, kështu që merru me ato gjëra që kanë vërtet rëndësi. Vendos prioritetet e tua: diferenca është vetem rërë”, përfundon profesori.

Një student ngre dorën dhe pyet se çfarë përfaqëson kafeja. Profesori buzëqesh dhe thotë: “Jam i lumtur që më bën këtë pyetje. Është vetëm për të treguar se nuk ka rëndësi se sa e zënë është jeta juaj, sepse ka gjithmonë vend për një kafe me miqtë e tu”.

Kur gjërat e rëndësishme të jetës të shkasin nga duart, kur ndihesh i stresuar, kur 24 orë në ditë duket se nuk të mjaftojnë më, kujtohu dhe reflekto mbi historinë e vazos. Nëse e more mesazhin dhe historia të pëlqeu, të lutem, merre telefonin dhe dërgoju një mesazh familjarëve: “Ju dua”. Hap një grup në Whatssap me familjen, nëse je larg. Gjeje një mënyrë t’i duash, t’u kushtosh vëmendje dhe t’i vlerësosh.

Mesatarisht kemi rreth 75 vite jetë. Nëse të duken shumë, e ke gabim. Janë shumë pak. Hej! Nëna po të pret. Një mesazh për të është sa pasuria e gjithë globit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *